Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në një dalje për mediat nga selia blu, faktoi me prova akuzat për krimin zgjedhor më 25 prill. Teksa tha se banesat legalizohen në këmbim të votave, ai shtoi se ky operacion kriminal është udhëhequr nga Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Çdo ditë dalin në pah fakte, prova dhe dëshmi të veprimeve të Ramës/Doshit dhe bandave të tyre për të vjedhur zgjedhjet. Këto provat
që faktojnë me së miri masakrën zgjedhore.
Nëpërmjet zbulimit nga grupi i whatsapp i hapur me urdhër të Belinda Ballukut dhe drejtuar nga Këshilltarja e saj në Kabinetin e Ministrit Laureta Omeri. Përmes këtij personi, Belinda Balluku ekzekuton skemën e blerjes së votave, duke legalizuar banesa në këmbim të votave.
Keto biseda të zbuluara në whatsapp faktojne se për më shumë se 1 muaj administrate publike është vënë në funksion të blerjes së zgjedhjeve. Provat tregojnë se si PS jep leje legalizimi në këmbim të votës. Në këtë bisedë ka detaje të ndërtesave dhe adresave përkatëse për të cilat shtabet elektorale të Partisë Socialiste urdhërojnë legalizimin e menjëhershëm para zgjedhjeve, në këmbëim të votës. Aty dalin në pah hartat e banesave, emrat e punonjësve të administratës publike në vënë në shërbim të kësaj skeme kriminale të blerjes së votës, emrat e votuesve, por edhe shumë informacione të tjera. PD ka bërë kallzim kundër ministres Balluku dhe stafit të saj për krime elektorale, shpërdorim detyre dhe grup të strukturuar kriminal që prej datës 12 prill 2021.
Prokuroria nuk ka bërë asgjë as për ta ndalur, as për ta parandaluar dhe as për ta ndëshkuar këtë skemë të pastër kriminale të blerjes së votës në këmbim të legalizimit të banesës. Kjo është një provë flagrante që provon se si Edi Rama dhe Belinda Balluku janë në krye të operacionit kriminal të vjedhjes së zgjedhjeve, duke shkelur ligjin dhe duke përdorur burimet shtetërore për të deformuar vullnetin e qytetarëve dhe rezultatin e zgjedhjeve.