PD në Shkodër: Fituam përballë forcave të errëta, mbështesim kryetarin Lulzim Basha

Saturday, 01 May 2021 09:55

 

Në Shkodër rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit foli në favor të Partisë Demokratike, e cila siguroi 5 mandate deputetësh në Parlamentin e ri.

Dega e PD-së në Shkodër, e kryesuar nga Xhevdet Amuli, del me një deklaratë, në të cilën thekson se fitoi përballë forcave të errëta dhe se mbështet kryetarin Lulzim Basha.

 

Deklarate e Partise Demokratike, Dega Shkodër

Te dashur bashkeqytetare, kur kane mbetur edhe pak ore nga permbyllja e procesit te numerimit te votave per kandidatet e subjekteve politike, vullneti Juaj rikonfirmoj si force te pare me diference te madhe me kundershtarin Partine Demokratike.

Kush me mire se ju e di se kjo e jona ishte nje fitore qe nuk diskutohej, por qe perballe kishte forcat e erreta te krimit te organizuar, struktura te sofistikuara te shitblerjes se votes dhe mekanizmat e intimidimit te qytetareve me qellim tjetersimin e vullnetit te tyre.

Por Shkodra, si cdo here tjeter, qendroi burrneshe dhe doli faqebardhe. Numri i larte i votave te pavlefshme si ne qarkun tone ashtu edhe ne te gjithe Shqiperine tregon qe mashtrimi elektoral ka vazhduar nga ana e PS dhe aleateve te saj ne krim, deri ne tavolinat e numerimit, ku numeruesit e tyre jane pare me ze dhe figure duke plotesuar ne shkelje flagrante te ligjit fletet e votimit.

Te dashur Shkodran, misioni i Partise Demokratike dhe i kryetarit te saj Lulzim Basha nuk ndalet ketu, por ai vijon deri ne crrenjosjen e sistemit te instaluar dhe rikthimin e shpreses per shqiperine dhe shqiptareve.

Partia Demokratike Shkoder vazhdon te jete ne mbeshtetjen tuaj ashtu sikurse ka qene gjithmone. Partia Demokratike mbeshtet Kryetarin Lulzim Basha ne misionin e tij.

Ecim perpara me Lulzim Bashen!

Ju faleminderit !

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...