Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas kallëzimit që bëri në polici dhe denoncimit në media të kandidatit për deputët Andi Turhanaj, për kërcënimet e marra pas numërimit të votave.
Kreu i shtetit kërkon që policia të mbrojë ata që denoncojnë krimet zgjedhor, ndërsa bën apel që rinumërohet edhe vota e fundit e shqiptarëve.
“Të mbrohen denoncuesit e krimeve zgjedhore!
Të vazhdojë procesi me transparencë të plotë deri në rinumërimin e votës së fundit të Sovranit! 🇦🇱”, shkruan kreu i shtetit