PD dhe LSI: Rinumërim të votave të pavlefshme dhe ndëshkim blerjes së votës

Tuesday, 04 May 2021 09:26

 

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të kërkojnë rinumërim të votave në disa zona zgjedhore. Vendimi vjen pas parregullsive flagrante që janë vënë re në shpalljen e rezultatit paraprak të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Dy partitë kryesore të opozitës janë duke hartuar dosje voluminoze për të gjitha shkeljet e rënda ligjore, ku veç rinumërimit janë bërë dhe një sërë padish penale ndaj PS dhe zyrtarëve të saj për blerje të votave dhe shkatërrim të procesit zgjedhor. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen me drejtuesit e strukturave të PD në gjithë vendin, kërkoi nga zyrtarët e PD që të dokumentojnë të gjitha shkeljet e 25 prillit si dhe para e pas procesit zgjedhor. Basha ka deklaruar se çdo parregullsi me zgjedhjet do të trajtohet në rrugë ligjore për të dëshmuar grabitjen e zgjedhjeve. Veç rrugës ligjore, dosja me shkeljet e dokumentuara të PS në zgjedhje do të dërgohet në të gjitha kancelaritë ndërkombëtare. Ivi Kaso, Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, deklaroi dje se në bazë të shkeljeve të dokumentuara do të kërkohet rinumërimi i votave dhe rivlerësimi i tyre në disa zona të vendit. “Besojmë që materialet që ne nxjerrim dhe do t’i paraqesim para institucioneve ligjizbatuese, por edhe në institucionit të zgjedhjeve besojmë se janë materiale që çojnë në rinumërimin dhe rivlerësimin të një numri të caktuar votash dhe kutish”,- tha dje Ivi Kaso.

Ndërkohë LSI ka prezantuar këto ditë pamje filmike të manipulimeve që komisionerë të Partisë Socialiste kanë bërë gjatë procesit të numërimit të votave. Zëvendëskryetarja e LSI, Erisa Xhixho tha dje se strukturat e kësaj force politike po kontrollojnë pamjet filikë për të 83 mijë votat që janë shpallur të pavlefshme më 25 prilli. Bazuar në të dhënat e para, LSI thotë se do të kërkojë rinumërim në disa zona zgjedhore. “Beteja jonë do të vazhdojë çdo ditë, pasi procesi nuk ka përfunduar ende. Ne nuk do ndalojmë deri në numërimin dhe rinumërimin e çdo vote të vlefshme, në respekt të vullnetit të çdo votuesi. Qytetarët shqiptarë meritojnë që procesi të mbyllet me transparencë dhe në bazë të ligjit deri në fund, sepse besimi i tyre te fuqia e votës jo vetëm s’duhet cenuar, por është me rëndësi për demokracinë në vendin tonë”,- tha zëvendëskryetarja e LSI, Erisa Xhixho. Krahas rinumërimit, PD dhe LSI kanë dorëzuar në SPAK disa padi që flasin për abuzimet e PS-së para dhe gjatë zgjedhjeve. Blerja e votave, keqpërdorimi i fondeve publike dhe deri denoncime për kandidatë të PS që kanë ndërhyrë në proces, janë vetëm një pjesë e vogël dosjes që partitë e opozitës kanë për 25 prillin. Prokuroria Speciale, deri më sot, edhe pse ka një sërë denoncimesh të rënda që nisin me ngjarjen e Elbasanit dhe përfundojnë në zyrën e disa ministrave të qeverisë për abuzime gjatë fushatës, ende nuk ka folur. Krimet zgjedhor janë më të rënda sesa korrupsioni, sepse vjedhja e zgjedhjeve prodhon më pas dhe vjedhje të buxhetit. Mos ndëshkimi i këtyre krimeve është goditja më e madhe që u bëhet zgjedhjeve të 25 prillit dhe proceseve të tjera elekotrale që vijnë më pas. Dokumentimi i manipulimeve të zgjedhjeve nga opozita do të kalojë në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) në KQZ, i cili dhe pse duhet të zbatoj ligjin anëtarët i ka të zgjedhur në mënyrë partiake me shumicë socialiste. Pas KAS, procesi mund të shkojë në Kolegjin Zgjedhor i cili jep vendimin final për çdo ankesë të partive politike. Gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor kanë kaluar të gjithë venttingun dhe me vendimet e tyre do të dëshmojnë dhe se çfarë ka prodhuar realisht reforma në drejtësi në Shqipëri. Nëse Kolegji nuk merr parasysh kërkesat e opozitës dhe fakte flagrante që janë publike për këto zgjedhje, atëherë kjo do të jetë dhe goditja finale që i jepet reformës në drejtësi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...