Stërvitja e NATO, Basha: Të bashkuar do iu tregojmë rivalëve se jemi të gatshëm të përballemi me çdo agresion dhe ta zmbrapsim atë

Tuesday, 04 May 2021 11:20

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu uroi mirëseardhjen rreth 23 mijë trupave të NATO, që po zhvillojnë stërvitjen më të madhe ushtarake në Shqipëri “Defender Europe 21”.

Në një dalje për media, Basha iu bëri thirrje Forcave të Armatosura të Shqipërisë të mbajnë lart standardin dhe flamurin e kombit tonë në këtë stërvitje.

 

Sipas kryedemokratit, kjo stërvitje do iu japë një mesazh të qartë rivalëve potencialë se aleanca është e gatshme të përballet me çdo agresion dhe ta zmbrapsë atë.

 

“Kam krenarinë e veçantë dhe privilegjin t’i uroj mirëseardhjen forcave të NATO në bregun lindor të Adriatikut. Shpreh krenarinë që PD, qeverisja jonë, dhe unë si ministër i Jashtë, mundësuam atë që dukej si ëndërr e pamundur, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ju uroj mirëseardhjen të gjitha forcave të NATO. Ju uroj FA të Shqipërisë, që ndonëse në kushte të këqija, të mbajnë lart standardin, flamurin, e kombit tonë, në këtë stërvitje, që do iu tregojë të gjithë rivalëve potencialë se aleanca është e gatshme të përballet me çdo agresion dhe ta zmbrapsë atë, nëse vlerat rreth të cilave ne bashkohemi janë të pacenueshme, dukje filluar me vlerat e lirisë, demokracisë. Le të jetë ky mesazh i qartë për këdo që ëndërron kthimin e Ballkanit në një fuçi baroti. Kjo është një aleancë politiko-ushtarake, në bazë të së cilës qëndron demokracia”, tha Basha

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Avokati sfidon Celibashin: Zgjidh një bllok dhe unë do e gjej për kë ke votuar

Politikë

Avokati sfidon Celibashin: Zgjidh një bllok dhe unë do e gjej për kë ke votuar

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në përgjigje të pyetjes së avokatit Adriatik Lapaj ka sqaruar arsyen pse çdo fletë votimi ka një kod të veçantë që e dallon atë nga të tjerat...

LSI denoncon masakrën zgjedhore, Xhixho: Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore

Politikë

LSI denoncon masakrën zgjedhore, Xhixho: Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore

  Zëvendëskryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho në një deklaratë për mediat denoncoi krimin zgjedhor nga ana e qeverisë në deformimin e votave të shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare të...

“LSI me fat që mbështetet nga të rinjtë”, Luan Rama: Një brez që nuk ka nevojë të marrë njeri për dore

Politikë

“LSI me fat që mbështetet nga të rinjtë”, Luan Rama: Një brez që nuk ka nevojë të marrë njeri për dore

  Nga Luan Rama NJË BREZ QË NUK KA NEVOJËTA MARRË NJERI PËR DORE   Përkundër zhumhurit të zgjedhjeve e gjithë përpjekjeve si në traditën tonë më të shumtuar të manipulimit të tyre, prej...