Kërkesë për protesta? Basha në takimin me kandidatët: Gjëja më e thjeshtë për mua, por jo. Nuk është kjo koha, prioriteti ynë…

Tuesday, 04 May 2021 22:52

 

 

Në takimin me kandidatët për deputetë që kreu i PD Lulzim Basha zhvilloi mbrëmjen e sotme ka pasur kërkesa dhe për protesta, pasi PS fitoi zgjedhjet, ndërkohë që rezultati nuk është pranuar nga opozita. Ka qenë Mark Marku, i cili e fitoi në fakt mandatin në Lezhë që ka kërkuar protesta.

 

“Qytetarët janë lodhur me procedura ligjore, me këto të merren ekspertët. Ne duhet të protestojmë, që t’u tregojmë njerëzve që do e mbrojmë votën e tyre”, mësohet të ketë thënë Marku.

 

Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se në përgjigje të kësaj, kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se nuk është kjo koha për protesta, megjithëse për të është gjëja më e thjeshtë. Ai ka theksuar se prioritet është vetëdijësimi i njerëzve për atë që ka ndodhur me zgjedhjet e 25 prillit.

 

“Gjëja më e thjeshtë për mua është të thërras protesta. Por po pas kësaj? Jo, sepse nuk është kjo koha. Prioriteti ynë është të vetëdijësojmë njerëzit për masakrën elektorale që edhe protesta të ketë kuptim”, citohet të ketë thënë kreu i PD Lulzim Basha.

 

Në takimin me kandidatët mungoi ish-kreu i PD Sali Berisha, e po ashtu edhe aleatët e PD-së, të cilët ishin në listat e demokratëve. Në përfundim të takimit me deputetët dhe kandidatët për deputetë, në selinë blu mbërriti kreu i PR Fatmir Mediu

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...