Avokati sfidon Celibashin: Zgjidh një bllok dhe unë do e gjej për kë ke votuar

E mërkurë, 05 May 2021 12:35

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në përgjigje të pyetjes së avokatit Adriatik Lapaj ka sqaruar arsyen pse çdo fletë votimi ka një kod të veçantë që e dallon atë nga të tjerat. Celibashi thotë se ka zero mundësi që të kuptohet mënyra e votimit përmes këtij kodi duke e përllogaritur atë me radhën e votimit.

Celibashi thekson se kodi i veçantë ka për qëllim të bëjë çdo fletë votimi unike në mënyrë që të mos bëhen kopje të saj nga prodhues të tjerë të paautorizuar.

 

Por avokati Lapaj nuk është bindur nga reagimi.

 

 

Që në krye të herës e falenderoj Z. Celibashi për përgjigjen! E vlerësoj! Kam konsiderata për personin e tij dhe profesionistin që përfaqëson, por më duhet të them se përgjigjia e tij nuk është ezuaruese.

 

Unë kam ngritur një pyetje: A mund të lexohet vota e x shtetasi nëse personeli i qendrës së votimit (1 prej tyre) ka dashur ta lexojë? Teknikisht a ekziston mundësia?

Z. Celibashi thotë 0 mundësi ka të lexohej vota pasi humbet radha e blloqeve. Ky argument qëndron në nivel makro, pra nëse dikush se ka pasur si qëllim identifikimin si proces në tërësi në mbarë vendin. Pyetja ime ka qenë tjetër, po kur identifikimi ka qenë qëllim...pra teknikisht a mund të ndodhte identifikimi? Ka ndodhur apo jo për mua nuk ka rëndësi. Askush se provon dot. Ama ajo që mund të provojmë është fakti se teknikisht a mund të ndodhte identifikimi.

Kur Z. Celibashi thotë 0 mundësi, unë nuk kam rrugë tjetër veçse ta ftoj që ai vetë të zgjedhë 1 bllok çfarëdo nga ata të votimit dhe live në KQZ të simulojmë votimin dhe unë do të gjej kë ka votuar Z. Celibashi

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...