Basha pret ministren austriake të BE: Detyra jonë të qëndrojmë të palëkundur dhe të luftojmë për të sjellë ndryshim dhe demokraci në Shqipëri

E Enjte, 06 May 2021 17:01

 

Kryetari i PD, Lulzim Basha, u takua sot me ministren austriake të BE dhe Kushtetutës, Karoline Edstadler, të cilën e falenderoi për ndihmën që Austria i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.

 

Fushata elektorale e 25 prillit ishte temë qëndrore e bisedës mes tyre. Gjatë takimit, Basha i tha ministres austriake se një nga shkeljet e rënda të procesit të 25 prillit ishte “Fushata e tjetërsimit të vullnetit të zgjedhësve që drejtua nga qeveria në bashkepunim me persona që janë nën hetim për bashkëpunim me krimin e organizuar, dhe personave në listën e zezë të SHBA apo dhe tek familjarë të personave që u nxorrën jashtë nga ligji i dekriminalizimit dhe që sot janë pjesë e listës së deputetëve të PS”.

 

Gjithashtu, gjatë bisedës, Basha theksoi se “manipulimet masive që i janë bërë procesit zgjedhor, përmes shitblerjes së votës, përdorimit të personave me precedentë kriminal, përdorimit të paligjshëm të administratës, vjedhjes dhe përdorimit kriminal të të dhënave personale të shtetasve nga PS, përdorimit të paligjshëm, masiv dhe sistematik të parave të buxhetit të shtetit për tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve, punësime masive te paligjshme me kontrata të përkohshme në sektorin publik si dhe përdorimin e legalizimeve për vota- ishin disa prej krimeve zgjedhore që çuan në tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve”.

 

Gjatë takimit, kryetari demokrat e njohu ministren austriake dhe me faktin që PD dhe kandidatët e saj kanë depozituar në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve rreth 180 kallëzime, për të cilat deri më sot nuk knpatur asnjë reagim.

 

Ne fund të bisedës me ministren austriake të BE dhe Kushtetutës, Karoline Edstadler, Basha shprehu vendosmërinë e tij dhe të Partisë Demokratike për të vazhduar betejën për ndryshim dhe për të kthyer demokracinë në Shqipëri

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...