Fatos Lubonja: Presidenti Meta ka mbajtur qëndrime në mbrojtje të Kushtetutës, Rama e do edhe këtë institucion

E Enjte, 06 May 2021 21:41

 

Në studion e emisionit “Real Story”, në “News 24”, po diskutohet për nismën e ndërmarrë nga 50 deputetë të mazhorancës, për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Analisti Fatos Lubonja, një prej të ftuarve në studio, argumentoi se shkarkimi i presidentit do të thellonte më shumë diktaturën, që sipas tij është instaluar në vend.

 

Ai gjithashtu tha se Presidenti Meta ka reaguar, pasi është ndjerë i kërcënuar ndaj një qeverie që ka kapur të gjitha pushtetet.

“Unë mendoj që ka dy nivele ku bëhet ky debat, vlerësimi politik dhe ligjor. Unë them që në qoftë se me stabilizim kuptojmë një parti-shtet që kontrollon të gjitha institucionet, drejtësinë, policinë, Presidentin, ne do të kemi patjetër stabilitet, por do të jetë tepër i rrezikshëm për demokracinë. Sipas mendimit tim u bë një sulm ndaj Presidentit në kohën që ka qenë Bamir Topi, nga Sali Berisha dhe Edi Rama, me ndryshimet Kushtetuese të 2008-ës, për t’i fuqizuar këta. Ata bënë këtë luftë, e pasi mbaruan këtë luftë, do të fillonte lufta e bandave.

Sot kemi ardhur në momentin që banda më e fortë kontrollon gjithçka dhe i ka mbetur një pengesë që është Ilir Meta. Presidenti ishte i fundit gurë i dominosë, që ka mbajtur qëndrime në mbrojtje të opozitës. Pse? Sepse ishte i kërcënuar, nga të gjitha të dhënat që krimi po plagoste njerëz dhe s’kishte veprim ndaj tij dhe ishte i mbrojtur nga të gjitha.

Ngjarja u deformua nga të gjitha, mediat, Prokuroria. Aty dilte që ishte bërë një krim elektoral dhe doli më mbrapa. Unë s’e konsideroj që është bërë pis Presidenca, ai ka ngritur zërin për opozitën. Nëse doni që Edi Rama të vendosi për gjithçka të bëhet edhe President, çdo të vijë më mbrapa? Një president që nuk ngre asnjë zë ndaj PPP-ve. Kur unë shikoj një situatë që i gjithë ky parlament i ri të thotë hajde gjejmë një President që është simbol i unitetit, e do të sillet nga PS, kjo do të jetë thellimi më i tepërt i diktaturës./bw

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...