‘Na rrëmbyen njerëz të PS se mbështetëm PD-në’/ Çifti shqiptar fiton azil në Irlandë

Premte, 07 May 2021 09:15

 

Një çift shqiptar që kishte kërkuar azil politik në Irlandë, pasi supozohet se kanë qenë të sulmuar për shkak të bindjeve politike në vendlindje, kanë fituar sfidën në Gjykatën e Lartë irlandeze për mbrojtje ndërkombëtar.

Sipas gjykatësit që bëri të ditur se burri, i referuar si z. Sula (jo emër i vërtet) kishte thënë në kërkesën e tij për mbrojtjen se kishte marrë me qira një bar-kafe në Shqipëri dhe ishte bashkuar me Partinë Demokratike në Shqipëri sepse “doja të merrja përsëri pronat që mu morën gjatë diktaturës komuniste ”.

 

LEXO EDHE:
‘Kam 30 vite në politikë mezi bëj 6 mijë vota’/ Dash Shehi i zhgënjyer: Kush ka pare blen 15 mijë

Sula tha se ai mbështeste në mënyrë aktive Partinë Demokratike në fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme të viti 2017.

 

 

Sipas tij, Sula pretendoi se ishte rrëmbyer dhe kërcënuar nga kundërshtarë politikë të maskuar dhe të armatosur, të cilët e kërcënuan se duhej të linte Shqipërinë.

 

Sula tha se ai ndjehej shumë keq psikologjikisht kur Partia Socialiste fitoi zgjedhjet, njëkohësisht edhe mandatin e dytë radhazi.

Ai pohoi para trupës gjykuese se edhe disa deputetë që fituan zgjedhjet e 2017 ishin të përfshirë në krim të organizuar dhe se zgjedhjet ishin të manipuluara.

Azilkërkuesi shqiptar nuk po thoshte që të gjithë njerëzit në partinë e tij “janë më të mirët kur bëhet fjalë për këtë, por, siç themi në Shqipëri, nuk ka pyll pa derra “.

Rreth dy ditë pas zgjedhjeve, gruaja e tij e thirri atë, e tmerruar, duke thënë se dy persona të panjohur e kishin kërcënuar dhe e kishin shtyrë nga autobusi.

Çifti pretendoi, si rezultat i përvojave të tyre, ata u larguan nga Shqipëria dhe shkuan në Irlandë duke kërkuar mbrojtje.

Në procedurat e çiftit shqiptar, ata sfiduan edhe gjetjet e gjykatës së Apelit për Mbrojtjen Ndërkombëtare (IPAT-it), duke fituar besueshmërinë e tyre.

Gjykatësi Barrett vuri në dukje se IPAT kishte pranuar se Z. Sula ishte anëtar aktiv i Partisë Demokratike dhe se një raport mjekësor mbështeste pretendimin e tij pasi ishte goditur në syrin e djathtë.

Mediat vendase shkruajnë se situata në Shqipëri është e tensionuar dhe se mafia shqiptare vazhdon të kryejnë “krime mizore” dhe kishte pretendime të besueshme për korrupsion politik të partisë në pushtet.

Sidoqoftë, IPAT vazhdoi të konkludonte llojin e kanosjes politike që pretendohet të ketë ndodhur kundër Z. Sula dhe gruaja e tij nuk kishin “asnjë mbështetje” në informacionin e vendit të origjinës (COI).

Ai hodhi poshtë pretendimin e Z. Sula për rrëmbim dhe dëshirë për t’u larguar në bazë të punës për opozitën politike gjatë zgjedhjeve.

Pasi mori në konsideratë praktikën gjyqësore mbi qasjen e saktë të vlerësimit të besueshmërisë, gjykatësi tha se konkluzionet e IPAT, duke pasur parasysh provat që ajo pranoi, ishin të “pashpresa, të palogjikshme, të paarsyeshme dhe ndoshta edhe joracionale”.

Një pasojë e nënkuptuar e analizës IPAT është se Z. Sula kishte një kërkesë më të fortë për mbrojtje nëse do të mund të tregonte se nuk ishte anëtar i Partisë Demokratike, por përkundrazi një mbështetës “gjenerik” i opozitës

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...