Agron Gjekmarkaj: Gjykata Kushtetuese nuk mund të shkarkojë Presidentin. Meta tregoi integritet dhe Rama po hakmerret

Premte, 07 May 2021 16:53

 

Deputeti i zgjedhur i PD, Agron Gjekmarkaj thotë nisma e PS për shkarkimin e kreut të shtetit është e gjitha një situatë e stitur për të shpërqendruar vëmendjen nga ajo që ka ndodhur me zgjedhjet. Ai thotë se Presidenti i Republikës po dënohet politikisht nga një Parlament i cili është ilegjitim prej dy vitesh.

“Kjo është një përpjekje personale për të trazuar një institucion dhe për të krijuar një ngjarje artificiale”- thekson Gjekmarkaj për Top News, duke shtuar se “problemi kryesor sot për politikën shqiptare, elitat e këtij vendi është që pas 30 vitesh ne nuk ia dalim të bëjmë zgjedhje të lira dhe të ndershme”,- shprehet Gjekmarkaj.

 

Deklarata e plotë e Gjerkmarkajt në Top News

Gjekmarkaj: Ilir Meta është një president i zgjedhur nga Partia Socialiste me mbështetje të fuqishme të Edi Rama. Duket që llogaritë e Ramës nuk i kanë dalë pasi Meta ka treguar integritet dhe pavarësi institucionale ndaj mazhorancës që e zgjodhi. Nuk ia kanë falur me gjasa dhe për këtë arsye e ndëshkojnë herë pas here.

Ndërsa çështja e retorikës në këto zgjedhje, ne e dinim që kur u miratua në mënyrë të njëanshme të Kodit Zgjedhor. Në mënyrën se si pushteti lokal ndërhyri fuqishëm për të ndryshuar vullnetin e elektorëve shqiptarë. Sigurisht, ishte e drejta e çdo kujt jo më e Presidentit të Republikës që të zbriste në terren dhe të mbrohej vota aq sa mund të mbrohej. Ka një shprehje në Kanunin e Maleve që thotë se ‘gjuha nuk bën gjak’.

Çdo përpjekje për të bërë asociacione ndërmjet deklaratave që ka bërë Presidenti me ato që kanë ndodhur në Elbasan ku ka rënë brenda edhe policia edhe prokuroria më duket i sforcuar vetëm për të goditur Presidentin e Republikës. Se si do të shkojë historia në Gjykatën Kushtetuese besoj është e qartë.

Nuk ka subjekt që Gjykata Kushtetuese të dënojë Presidentin. Presidenti i Republikës po dënohet politikisht nga një Parlament i cili është ilegjitim prej dy vitesh, nga një mazhorancë që komandohet nga një njeri i vetëm dhe një opozitë fasadë që na ka gajasur me dhimbje darkave të shqiptarëve. Kjo është një përpjekje personale për të trazuar një institucion dhe për të krijuar një ngjarje artificiale.

Kjo është një vëmendje e stisur. Vëmendjen më të madhe sot në Shqipëri e kanë zgjedhjet e trukuara të 25 prillit dhe çdo gjë tjetër është derivad për të spostuar vëmendjen dhe për të tërhequr energji drejt çështjeve që nuk ekzistojnë siç është kjo çështje e ngritur për Presidentin e Republikës.

Problemi kryesor sot për politikën shqiptare, elitat e këtij vendi është që pas 30 vitesh ne nuk ia dalim të bëjmë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kemi një Parlament banal sot dhe duke qenë banal nuk do të thotë se është e i padëmshëm. Banaliteti ka peshën e vet të dëmit mbi jetën politike. Dhe meqë është një Kuvend me kukulla, ai tenton që të tërheqë vëmendjen me shashka dhe gjëra artificiale që mos të flitet për zgjedhjet dhe trukimet që u ka bërë zgjedhjet. E dyta, ai do të dënojë dhe të vërë në presion një institucion që i ka qëndruar që është President. Dhe e treta, që është bajate për një burrë shteti, në këtë rast një kryeministër, që është bajate në vetvete që është nxjerrja e mllefit personal ndaj Presidentit. Nuk bëhet më fjalë për krizë institucionale, pasi këtu jemi në krizë totale. Raporti i OSBE/ODIHR ta tha që shteti është i afruar me partinë në pushtet. Një krizë më pak një krizë më shumë, nuk është se i heq asgjë në dekorin e krizave. E gjithë qeverisja e Edi Ramës është në krizë permanente. Kjo qeveri ka një samar shumë të fortë për të mbajtur turpe mbi shpinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...