Tedi Blushi: Të hetohen manipulimet. Çdo kandidat që ka përfituar mandat me krime zgjedhore nuk ka të drejtë të ulet në Kuvend

Saturday, 08 May 2021 16:01

 

Tedi Blushi, zëdhënës i Presidencës, ka reaguar për procesin zgjedhor të 25 prillit. Duke ju referuar deklaratave të organizatave ndërkombëtare, të cilat tregojnë problemet që kanë pasur këto zgjedhje, Blushi shprehet se çdo krim zgjedhor duhet të hetohet.
Reagimi i plotë i Zëdhënësit të Presidencës
Procesi zgjedhor i 25 prillit akoma nuk ka përfunduar.
Organizatat prestigjioze ndërkombëtare, që merren me standardet e zgjedhjeve, përditë po reagojnë qartë për të vërtetën reale të këtyre zgjedhjeve.
Të gjithë jemi dëshmitarë se:
📌 – Blerja e votës ka qenë një fenomen masiv;
📌 – Qeveria përdori asetet dhe fondet publike në interes të saj politik në fushatë;
📌 – Procesi i vaksinimit të popullatës u shfrytëzua në funksion të fushatës së partisë në pushtet;
📌 – Të dhënat personale të qytetarëve u keqpërdorën në mënyrë kriminale;
📌 – Emigrantëve nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut ju mohua padrejtësisht e drejta për të votuar;
📌 – Lejet e legalizimit dhe shpërblime të tjera të kësaj natyre u dhanë për të siguruar votën e zgjedhësve;
📌 – Kontratat e Koncesionit vërshuan lumë gjatë procesit zgjedhor;
📌 – Fondet e rimbursimit për tërmetin u bllokuan për muaj me radhë, që të keqpërdoreshin dy ditë para zgjedhjeve.
Të gjitha krimet zgjedhore duhet të zbardhen, pa vonesë dhe të gjithë ata zyrtarë, të çdo niveli, të cilët kanë konsumuar vepra penale për cenimin e standardeve të procesit të 25 prillit duhet të përgjigjen përpara ligjit.
Të gjithë duhet ta ndihmojmë drejtësinë me fakte e të dhëna, që zbardhin të vërtetat e këtij procesi.
Cilido, që ka kryer krime zgjedhore duhet të ndëshkohet dhe nuk e meriton mandatin për në Kuvendin e Shqipërisë.
Çdo kandidat, që ka përfituar mandat me krime zgjedhore nuk ka të drejtë të ulet në Kuvend dhe të përfaqësojë popullin shqiptar.
Është tepër e rëndësishme, që çdo votë të numërohet dhe rinumërohet me transparencë deri në fund, sipas Kodit Zgjedhor. Çdo proces ankimor dhe kushtetues të shqyrtohet me objektivitet dhe paanësi.
Drejtësia duhet të funksionojë tani!
Kjo është e rëndësishme për të ardhmen europiane të vendit dhe asnjë “shashkë”, që synon të shpërqëndrojë fokusin nuk meriton asnjë sekondë vëmendje

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...