35 milionë euro për zgjedhje të manipuluara

Premte, 14 May 2021 08:12

 

-Në Serbi zgjedhjet parlamentare kushtojnë 17 milionë euro, në Kroaci dy palë zgjedhje në një vit, presidenciale dhe parlamentare kanë kushtuar të dyja 23 milionë euro, duke përfshirë dhe shpenzimet për votimin e diasporës. Pra në Shqipëri u harxhuan 35 milionë euro dhe sipas PD-LSI u vodhën dhe u manipuluan si asnjëherë tjetër në 30 vite pluralizëm.

Zgjedhjet e 25 prillit ishin procesi që u ka kushtuar më shumë lekë qytetarëve shqiptarë në gjithë historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Në total, nga taksat e qytetarëve janë dhënë 35 milionë euro. Kjo shifër është gati tre fish më e lartë se shuma e proceseve të tjera elektorale. Zakonisht zgjedhjet në Shqipëri kanë kushtuar nga 8-10 milionë euro. Në krahasim me zgjedhjet në shtete të tjera të rajonit, me më shumë popullsi se e jona, Shqipëria rezulton të ketë zgjedhjet më luksoze. Në Serbi zgjedhjet parlamentare kushtojnë 17 milionë euro, në Kroaci dy palë zgjedhje në një vit presidenciale dhe parlamentare kanë kushtuar të dyja 23 milionë euro, duke përfshirë dhe shpenzimet për votimin e diasporës.

 

Ndërkohë në Shqipëri, veç vjedhjes që ju bë buxhetit të shtetit me tendera, rindërtimin, kompensimet për tërmetin nga qeveria për vota, u hap dhe një gropë e madhe me shpenzimet për procesin elektoral. 9 milionë euro kanë kushtuar procedurat për fletët e votimit, pagesat e anëtarëve institucioneve zgjedhore, pajisjet teknike dhe deri të trajnimi i komisionerëve. Janë dhënë 9 milionë euro për komisionerë, që siç shihet në videot që janë bërë virale në internet i plotësonin vetë fletët e votimit dhe shpallnin të pavlefshme fletë votimi të partive të tjera.

Praktikisht, me paratë tona, kemi paguar komisionerë që janë sjellë si killera të votës dhe vullnetit të qytetarëve. Më këto para u pagua dhe fleta e votimit që ishte si fjalëkryq gazete dhe ku qytetarët nuk dallonin dot partinë apo kandidatin që duhet të votonin. 10 milionë euro kushtoi eksperimenti i votimit elektronik në njësinë Nr. 10 në Tiranë. Pajisjet e votimit elektronik u përdorën vetëm në një zonë dhe ishte testim për zgjedhjet e ardhshme. Teknologjia që u përdor rezultoi se në vend ta thjeshtonte procedurën dhe procesin e kompikoi me keq atë. Rezultati doli me vonesë dhe se numërimi bëhej elektonikisht. Ndërkohë ankesat për parregullsi nga opozita dhe vëzhguesit tregun se me 10 milionë euro u blenë telashe dhe probleme për zgjedhjet. Eksperimenti tregoi se makineritë mund të mos bëjnë punët kur u lihen në dorë militantëve dhe komisionerëve partiakë. Në këto zgjedhje risia ishte vendosja e identifikimit elektronik në të gjithë vendin për votuesit. Kushdo që shkonte të votonte, paraqiste kartën e identitetit dhe vendoste shenjat e gishtërinjve në pajisjen elektronike, para se të votonte. Kjo makineri ë konfirmuar nëse personi i paraqitur me kartë identiteti ishte i njëjti që po votonte në listën e votuesve. Kjo procedurë e re kushtoi gjithsej 16 milionë euro dhe kishte qëllim shmangien e votimit me shumë se një herë apo votimin familjar. Rezultati që tregojnë ankesat e opozitës për këtë procedurë tregon se 16 milionë eurot janë çuar dëm.

Në shumë qendra votimi, pajisjet nuk kanë funksionuar. Ndërsa në një pjesë të qendrave të votimit anëtarët e komisionit nuk kanë ditur t’i përdorin. Në Gjirokastër, PD dhe LSI kërkuan nga KAS të verifikojnë listat e votuesve, pasi dyshohet se në këtë qark kanë votuar dhe njerëz që nuk kanë qenë fare në Shqipëri më 25 prill. KAS nuk pranoi të hetojë për këtë akuzë duke tentuar të mbyllë çështjen, ndërkohë në Durrës dhe qarqe të tjera, ka qytetarë që kanë konfirmuar se të afërmit e tyre kanë votuar pa ardhur në Shqipëri! Në raportin paraprak të OSBE/ODIHR flitet sërish për votim familjar duke dëshmuar se pajisja elektronike nuk ka shërbyer për qëllimin që u ble. Pavarësisht se kemi dhënë miliarda lekë për këto zgjedhje, sërish 25 prilli ka vulën e një procesi pa standarde dhe sipas opozitës të manipuluar në mënyrë të frikshme. Të vetmet që kanë fituar dhe mund të mburrën me standardet janë vetëm kompanitë që kanë marrë tenderat, por jo qytetarët. 35 milionë euro që janë hedhur zyrtarisht për procesin elektoral janë një shumë e frikshme e marrë nga taksat e qytetarëve. Do ishte shumë e e justifikuar nëse ky proces do sillte më në fund një palë zgjedhje normale, por me manipulimet dhe ankesat për pavlefshmëri në të paktën 9 qarqe, këto miliona kanë prodhuar vetëm zgjedhje pa standarde.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tifozët shqiptarë janë kampionët e birrës/ Bien nga froni anglezët

Sport

Tifozët shqiptarë janë kampionët e birrës/ Bien nga froni anglezët

Ky është Europian rekordesh për shqiptarët.   Kur ishte menduar se si zakonisht, rekordin për konsumin e birrave do e shënonin anglezët apo skocezët, panorama ka ndryshuar.     Sipas gazetës gjermane, Waltroper Zeitung, kampionët...

Ekspertja: Pse SPAK nuk ndjek paranë e kompanive që ka hetuar, pse nuk bllokon ‘5D’

Politikë

Ekspertja: Pse SPAK nuk ndjek paranë e kompanive që ka hetuar, pse nuk bllokon ‘5D’

  Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka folur në lidhje me skandalin e inceneratorëve se kush pritet të digjet tani. Gjatë bisedës, Shehaj tha se SPAK nuk po ndjek paranë e kompanive...

‘New York Times’: Nedim Bajrami, rekordmeni i Euro 2024 që shkoi në gjykatë për të luajtur për Shqipërinë

Sport

‘New York Times’: Nedim Bajrami, rekordmeni i Euro 2024 që shkoi në gjykatë për të luajtur për Shqipërinë

Nga Nick Miller, New York Times   Evropa nuk ishte rehatuar ende mirë për të ndjekur ndeshjen Itali-Shqipëri të shtunën, kur e gjithë loja u kthye përmbys.   Kishin kaluar njëzet e tre sekonda...