Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron fatalitet për Shqipërinë një qeverisje të përbashkët midis Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.
“Bashkëqeverisje Rama Basha fatalitet për Shqipërinë. Shqipërisë i duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jo bashkëqeverisje”- theksoi ai.
Ai u pyet nëse do të ngrejë padi edhe ndaj zyrtarit të lartë të DASH, Matthew Palmer.
“Do ta shqyrtoj qëndrimin e tij. Në një aspekt zt.Palmer, është një zyrtar i lartë i Departamentit dhe që ka mbrojtur deklaratat e Departamentit të Shtetit”, shtoi ai