Komisioni mban mbledhje për shkarkimin e tij, Meta ia merr valles…

Premte, 21 May 2021 13:28

 

Prej disa orësh po vijon mbledhja e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës, ku me fjalime “serioze” po analizohen të gjitha “provat” filmike televizive mbi të cilat pretendohet të kërkohet nga parlamenti votimi për shkarkimin e tij.

Por ndërkohë që ky komision ka hyrë në orën e tretë të mbledhjes, presidenti Ilir Meta i cili as që ka denjuar që të paraqitet për tu pyetur apo mbrojtur veten, ia ka marrë valles.

 

Presidenti është shfaqur sot duke kërcyer së bashku me përfaqësues të minoriteteve në Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor, Dialogut dhe Zhvillimit që u mbajt sot në 11:30 në Institucionin e Presidencës.

 

Në pamjet e shpërndara nga presidenca shfaqet kreu i shtetit në momente të gëzueshme me pjesëtarë të pakicave duke kërcyer këngë të tyre tradicionale

Login to post comments