Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një denoncim se si janë manipuluar votat e Partisë Demokratike në zonën e Mallakastrës.
MESAZHI I BERISHES
Modeli i zgjedhur nga xhelati i votës Edvin Rama për të zhvlerësuar votat!
Denoncon porosinë për dhe mënyrën e bërjes të pavlefshme të votave të PD në Mallakaster.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Përshëndetje! Unë jam (anonim) dhe dua t'ju tregoj të gjithë shqiptarëve ndërmjet jush sesi u bë manipulimi i votave në Mallakastër. Komisionerët e PS i nxorën votat e Partisë Demokratike të pavlefshme vetëm duke bërë një kryq te LSI dhe Lëvizja për Ndryshim. Votat e PD dolën të pavlefshme. Unë isha dëshmitar. Fitorja e PD është e madhe, por të “ripjellurit” garantuan një proces kaosi, revolte, pandershmërie dhe mbi të gjitha të padrejtë dhe fiktiv. Mallakastra fiton, por votat Armela Malaj i nxori të pavlefshme me qëllim. Faleminderit!