-Dje gjatë rinumërimit të votave në Tiranë njerëzit e pushtetit kërcënuan me jetë vëzhguesit e LSI dhe PD që të mos flisnin për votat e tjetërsuara.
-Hapja e vetëm 114 kutive të Beratit shërbeu për të parë masakrën elektorale që komisionerët socialistë kanë bërë në qendrat e votimit në të gjithë vendin. Shumica e votave të pavlefshme janë llogaritur si vota për Partinë Socialiste. Ndërkohë, një pjesë e mirë e votave të LSI janë nxjerrë të pavlefshme, qëllimisht. Po kështu qindar persona kanë votuar nga dy deri në pesë herë.
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka mbyllur përfundimisht çështjen e parregullsive të zgjedhjeve në qarkun e Beratit. Rinumërimi i 114 kutive nga 277 që ka gjithsej ky qark nuk i dha LSI-së 77 vota që i duheshin për mandatin, por vetëm 25. Ndërkohë që kërkesa e Partisë Demokratike për përsëritje të zgjedhjeve në këtë qark u rrëzua me shumicën e votave të anëtareve socialistë në KAS.
Hapja e vetëm 114 kutive, pavarësisht se nuk ndryshoi rezultatin shërbeu për të parë masakrën elektorale që komisionerët socialistë kanë bërë në qendrat e votimit në të gjithë vendin. Në këto kuti, 25 prej tyre kishin probleme serioze me dokumentacionin duke nisur nga vulat dhe deri të mos përputhja e votave që ishin në kuti me ato që ishin në procesverbal. Shkurt, në këto 25 kuti ishte bërë masakra dhe votat e tyre tyre nuk duhet të ishin përfshirë fare në rezultatin final të qarkut të Beratit. Hapja e 114 kutive të Beratit tregoi se shumica e votave të pavlefshme janë llogaritur si vota për Partinë Socialiste. Ndërkohë, një pjesë e mirë e votave të LSI janë nxjerrë të pavlefshme qëllimisht. Të pakën në Berat, shumica e 5290 votave të pavlefshme kanë pasur dy shenja votimi (kryqe), ku njëra prej tyre ka qenë në numrin 6 të LSI. Kjo të bën të dyshosh se shenja tjetër që e ka nxjerrë të pavlefshme fletën e votimit është vendosur nga numëruesit e PS në një parti tjetër për të ndryshuar rezultatin e votimit. Parregullsitë e tjera në Berat ishin në disa kuti ku kishte më shumë vota sesa votues që kanë firmosur më 25 prill. Kjo do të thotë se kutitë janë mbushur dhe qëllimi ka final ka qenë që në çdo qendër votimi PS të ishte në avantazh. Skandali tjetër më i madh i procesit të votimit në Berat është dokumentimi me prova të vetë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se në procesin e 25 prillit një person ka votuar më shumë se një herë. Shenjat e gishtave tregojnë se në disa raste është votuar 3 deri në 5 herë nga i njëjti person. Ky skandal, ku hajdutët e votave kanë lënë dhe shenjat e gishtave në vendin e krimit, nuk është hetuar ende dhe prokuroria nuk ka marrë asnjë person në hetim dhe të pandehur.
Veç vjedhjes së votave nga numërues dhe komisioner të Beratit, verifikimi i zgjedhjeve në këtë qark tregoi dhe për një shkelje dhe më të rëndë. Anëtarët e KAS, Ilir Rusmali, Koli Bele dhe Ervin Lako, në vend të zbatonin ligjin dhe të shqyrtonin qartë parregullsitë e zgjedhjeve, u kthyen në ekzekutuesit votave në favor të PS. Edhe në numërimin e 114 kutive pati raste kur votat që dukshëm ishin të pavlefshme dhe pamjet u trasnemtuan në gjithë mediat kombëtare, tre zyrtarët e zgjedhur nga PS në KAS votuan pa e vrarë mendjen sikur ato të jenë vota të vlefshme për partinë në pushtet. Me po kaq zell politik militantësh, tre anëtarët e KAS nuk kanë pranuar që në Berat të hapen të gjitha kutitë e votimit, por vetëm 114 prej tyre. Gjithashtu, të njëjtët anëtarë militantë të PS llogaritën si kuti të rregullta që duheshin numëruar edhe ato ku komsionerët kishin futur më shumë fletë votimi sesa duhet të ishin sipas listave të zgjedhësve. Me të njëjtën logjik socialistësh, ata refuzuan që si pjesë e verifikimit të parregullsive të shqyrtonin gjithë dokumentacionin e zgjedhjeve në këtë qark. Nuk pranuan të merrnin dokumente shtesë nga institucionet dhe mbyllën sytë përballë shkeljeve flagrante që kishte bërë administrata e zgjedhjeve.
Në këtë mënyrë zgjedhjet dhe mandati i LSI në Berat u vodh dy herë. Një herë më 25 prill, kur socialistët kryen masakrën më të madhe elektorale në historinë e zgjedhjeve duke blerë vota, komisionerë dhe duke mbushur kutitë. Dhe hera e dytë ishte këto ditë në zyrat e KAS, kur njerëzit që janë zgjedhur të për të zbatuar ligjin, masakruan votat dhe vodhën mandatet në tavolinë.
KAS tregoi se funksionin për të fshehur krimin zgjedhor dhe jo për të korrigjuar parregullsitë. Opozita ka dhe një shans në Kolegjin Zgjedhor, por fshehja e krimit në KQZ dhe KAS nuk jep asnjë garanci se ndëshkimi do të vijë në institucionet e tjera