“Defender Europe 21” në shesh/ Meta: Shqipëria e vlerësuar që u zgjodh për stërvitjen ushtarake

Diel, 23 May 2021 11:24

 

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i pranishëm në ceremoninë madhështore të “Defender Europe 21” në sheshin “Nënë Tereza”, tha se operacionit e trupave shqiptare me ato amerikane kanë qenë të suksesshme dhe janë realizuar të gjithë objektivat.

Kreu i shtetit, tha se mbështetja dhe shkëmbimi i eksperiencave mes forcave të armatosura mes dy vendeve do ti shërbejë rritjes së kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë në të ardhmen. Po ashtu, Meta u shpreh se vendi ynë është i vlerësuar për faktin që i është zgjedhur vendi ynë për këtë ngjarje të madhe ushtarake.

 

“Është kënaqësi e veçantë që të jemi të gjithë së bashku në këtë shesh që mban emrin e shenjtores, Nënë Tereza, për të demonstruar aftësitë ushtarake të stërvitjes së madhe të zhvilluar ndonjëherë në vendin tonë. Operacione trajnuese kanë qenë të suksesshme dhe kanë realizuar të gjithë objektivat e planifikuara. Mbështetja dhe shkëmbimi i eksperiencave mes forcave tona dhe forcave të Amerikës do ti shërbejë rritjes së kapaciteteve tona mbrojtëse në të ardhmen. Shpreh falenderimet më të përzemërta për kontributin dhe mbështetjen e SHBA dhe vendeve të tjera që zgjodhën vendin tonë si vend pritës për organizimin e kësaj stërvitje të rëndësishme. Si një vend anëtar i NATO-s ne jemi një vend mjaft i vlerësuar për këtë fakt. NATO është aleancë më e madhe e lirisë dhe besimi i popullit shqiptar dhe mbështetja ndaj saj është unanime ashtu sikundër edhe vokacioni ynë evropian”,-tha ndër të tjera Kreu i Shtetit.

“Defender Europe 21” është stërvitja më e madhe ushtarake që është zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria është vendndodhja kryesore. Me mijëra trupa nga SHBA, por edhe aleatë të tjerë të NATO-s, disa prej të cilëve janë të përfaqësuar, po tregojnë një rritje të aftësive ushtarake për të bashkëpunuar së bashku si aleatë ushtarakë. Në këtë stërvitje të madhe ushtarake janë angazhuar mbi 28 mijë ushtarë, shumica e të cilëve janë amerikanë

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...