Masakra zgjedhore e 25 prillit jehonë në mediat ndërkombëtare. E përditshmja ‘International Policy Digest’ shkruan se në vendin më të varfër të Europës, ende nuk mbahen dot zgjedhje të lira, e partia-shtet bën gjithçka për të mbajtur pushtetin. Duke vënë theksin se si qeveria Rama favorizohet prej gjyqësorit, artikulli ngre pikëpyetje mbi qëndrimin e ndërkombëtarëve mbi autoritarizmin e kryeministrit Edi Rama në Shqipëri.
Parregullsitë e procesit zgjedhor në Shqipëri kanë pasur jehone në mediat ndërkombëtare. Në një shkrim për të përditshmen ‘International Policy Digest’ janë pasqyruar parregullsitë si dhe kapjen e institucioneve nga pushteti.
Në këtë artikull shkruhet se zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit të mbajtura në vendin më të varfër të Evropës Juglindore, treguan edhe një herë sesa të brishta mund të bëhen institucionet demokratike kur është e pamundur të mbahen zgjedhjet e lira dhe të drejta.
Partia Socialiste e Shqipërisë nën udhëheqjen e Edi Ramës ka instaluar një regjim një-partiak shtetëror që po e çon vendin në drejtimin e gabuar. Rritja e politikës së brendshme të pushtetit të Ramës ka qenë qëllimi kryesor i disa qarqeve evropiane në dëm të ndërtimit të institucioneve demokratike dhe transparente.
Duke cituar raportin paraprak të OSBE në Tiranë, në shkrim listohen parregullsitë e procesit zgjedhor dhe faktin që institucionet nuk kanë marr masa.
Dy javë pas zgjedhjeve, gjyqësori i Shqipërisë nuk i ka kërkuar llogari partisë së Edi Ramës për parregullsitë zgjedhore.
Të ashtuquajturat reforma ligjore të Shqipërisë, të vlerësuara nga diplomatët perëndimorë, kanë gjeneruar një shtet ende jofunksional të ligjit, ligjin e zgjedhjeve që nuk plotëson standardet e BE-së, kufizimet e shtypit dhe rritjen e korrupsionit në të gjithë qeverinë.
Duke e cilësuar si instalim të autokracisë fitoren e mandatit të tretë të Kryeministrit Rama, në shkrim përmenden dhe përpjekjet e Presidentit Ilir Meta për të mbrojtur Kushtetutën.
Shteti shqiptar është kapur totalisht nga Edi Rama dhe vendet perëndimore nuk po arrijnë të kuptojnë që një regjim autokratik në zemër të Evropës është një burim trazirash dhe minon seriozisht institucionet demokratike në Ballkan dhe më gjerë.
Aktorët ndërkombëtarë nuk kanë arritur të kuptojnë që autokracia ka zënë rrënjë të forta në Tiranë, pavarësisht përpjekjeve të Presidentit Ilir Meta, i cili është garantuesi i vetëm i pavarësisë dhe një kryetar i mirëfilltë i shtetit që po lufton për të mbajtur etjen e Ramës për marrjen e pushtetit dhe dominimin e tij.