Partia Demokratike ka ankimuar këtë në kolegjin Zgjedhor rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Qarkun e Gjirokastrës.
Përfaqësuesi i PD, Marash Logu, thekson se ka dorëzuar në Kolegj padinë kundër vendimit të KAS për Gjirokastrën, duke kërkuar pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve.
“Dorëzuam sot në Kolegjin Zgjedhor padinë kundër vendimit të KAS për Gjirokastrën, duke kërkuar pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve. Detyra jonë para shqiptarëve është të vazhdojmë betejën në çdo front, me çdo mjet dhe mundësi për zbardhjen e masakrës zgjedhore Rama-Doshi”, shkruan Logu