Basha: Në këtë garë, të gjithë janë të barabartë dhe do të jetë vota e anëtarësisë që do të vendosë

Tuesday, 25 May 2021 20:26

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë takimit të zhvilluar ditën e sotme me strukturat e PD në Pogradec, i është përgjigjur edhe pyetjes lidhur mbi kandidatët në garë, ku ka zëra se janë futur në garë për të fituar pozicione në parti.

Pyetja- Kryetar ka zëra se disa nga kandidatët po marrin pjesë në garë vetëm që të fitojnë pozicione në parti, është e vërtetë kjo?

 

Lulzim Basha: Duke qenë se ka zëra që qarkullojnë se ka kandidatë në garë që u është kërkuar kandidimi nga unë, në mënyrë që të promovoheshin në poste të ndryshme në parti, kjo është absolutisht e pavërtetë. Në këtë garë, të gjithë janë të barabartë dhe do të jetë vota e anëtarësisë që do të vendosë, siç ndodh për pozitat e tjera drejtuese në parti. Këto thashetheme, pavarësisht nga kush janë përhapur, thjesht kanë për qëllim të krijojnë konfuzion ose ndonjë avantazh të pandershëm në këtë garë

Login to post comments