Ministri gjerman për Europën, Michael Roth do të zhvillojë një vizitë 2-ditore sot dhe nesër në Shqipëri.
Roth do të takojë ministren e jashtme Olta Xhaçka si dhe kryeministrin Edi Rama me të cilin do të ketë sot një konferencë për shtyp.
Ditën e nesërme ai do të takojë edhe kreun e PD, Lulzim Basha. Roth ishte dje në një vizitë në Shkup ku konfirmoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar të gjitha kushtet dhe është detyrë e BE të mbajë fjalën dhe çelë negociatat