Rruga e Shqipërisë në BE/ Roth: Jam dakord me Bashën, por kjo nuk varet vetëm nga qeveria

Premte, 28 May 2021 12:13

 

Ministri gjerman për Europën, Michael Roth pas takimit me Lulzim Bashën në selinë blu, për mediat tha se është se dakort me kreun e PD-së se e ardhmja e Shqipërisë gjendet në BE. Po ashtu Roth shtoi se opozita është e rëndësishme dhe në një sistem demokratik, nuk ka armiq por kundërshtarë politik, ndaj e cilëson parlamentin si vendin më të mirë për të debatuar.

Pjesë nga deklarata

 

Dëshiroj t’ju falënderoj për mikpritjen tuaj zoti Basha dhe vetëkuptohet që një vizitë në Shqipëri do të nënkuptonte jo vetëm takim me përfaqësues të qeverisë, por edhe të opozitës dhe shoqërisë civile. Natyrisht që të gjitha kritikat do të duhet të qartësoheshin dhe kjo duhet të bëhej përmes institucioneve. Ne i besojmë vlerësimeve të ODIHR-it, i cili na ka mbështetur vazhdimisht në proceset zgjedhore, nëse kanë qenë të ndershme dhe të hapura.

Unë jam plotësisht dakord me zotin Basha kur thotë që e ardhmja e Shqipërisë gjendet në BE dhe askund tjetër. Nëse kjo rrugë do të jetë e suksesshme, kjo nuk varet nga qeveria e një vendi, por edhe nga struktura të tilla sikundër parlamenti dhe opozita. Unë uroj dhe shpresoj që të gjendet një ton konstruktiv dhe qasje në marrëdhënie mes qeverisë dhe opozitës.

Sigurisht shkëmbimi me Bashën si drejtues i PD dhe i opozitës është tejet i rëndësishëm. Komisioni Europian në muajt e shkuar ka vlerësuar nëse janë plotësuar kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit dhe Konferencës së parë. Komisioni ka mbërritur në një gjykim pozitiv, të cilit i është bashkuar qeveria federale dhe shpresoj që me 22 qershor të mbërrijë në celjen e negociatave të anëtarësimit. Falenderojmë në mënyrë shprehimore presidencën portugeze në këtë kontekst.

Tëe gjithë e dini që është një hap i rëndësishëm drejt BE, do të jetë një rrugë e gjatë, Gjermania do vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë. Celja e negociatave nuk do të thotë që të gjithë janë shkëputur dhe në këtë kontekst e konsideroj këtë mbështetje si një nder të madh për mua.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...