Fushata në PD, Basha: Nuk do ta pranojmë masakrën zgjedhore të Ramës

Premte, 28 May 2021 16:07

-

 

Kandidati për kryetar i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me anëtarët në Vlorë.

Gjatë fjalës së tij, Basha është shprehur se demokratët nuk do të dorëzohen për të pranuar këtë masakër të bërë në zgjedhje.

 

‘Kushdo që mendon se demokratët anembanë Shqipërisë kanë ndërmend të dorëzohen dhe të pranojnë këtë masakër, e ka shumë gabim’, tha Basha.

 

Më poshtë, fjala e plotë e kandidatit Lulzim Basha:

 

Mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra! Është një nder dhe kënaqësi e veçantë të ndodhem sot në mesin tuaj përsëri, ndonëse jo në rrethana që do na kishte dashur zemra. Po kjo jo për fajin tuaj. Asnjë demokrate edhe demokrati të Vlorës dhe jo për fajin e shqiptarëve. Sepse vëllezër dhe motra ne ndodhemi sot këtu në këtë takim, fiks një muaj pas një beteje ku përballë nuk kishim një kundërshtarë politik, por kishim një regjim i cili nuk bëri thjesht dhe vetëm shkelje ligjore por një masakër të vërtetë zgjedhore.

Ne u futëm në këtë betejë me një objektiv, i cili nuk ishte thjesht dhe vetëm synimi ynë dhe nuk bëhej pë pushtetin tonë, për karrigen time apo karriget tuaja, por bëhej për të gjithë vlonjatët dhe të gjithë shqiptarët. Ne nuk e harruam asnjë çastë të betejës, motivin se pse ishim në këtë betejë, për vlonjatët, për shqiptarët, për ndryshimin që e donin më 25 prill dhe që u mohua dhunshëm padrejtësisht, dhe në bindjen time përkohësisht, nga masakra zgjedhore. Se çfarë ndodhi e di fare mirë unë, e dinë fare mirë shqiptarët, e di gjithsecili prej jush.

Çdokush po të vij e të flas këtu, do të tregojë shenjat e veta të betejës me të cilin është përballur. E pavarësisht gjitha këtyre, ne arritëm të shënonim diçka për Shqipërinë dhe demokracinë. Ne u rritëm, u bëmë më të fortë, u bëmë më të mëdhenj, me një përballje të pabarabartë ku kishim me vete vlerat tona, idealet tona, vizionin tonë, zgjidhjet për shqiptarët.

Ata me banditë, ne me njerëz të ndershëm në krah, ata me shukat e parave të drogës, krimit, bandave, korrupsionit shtetëror, të buxhetit të vjedhur e të shpërdoruar të shtetit si asnjëherë, legalizimeve për votat, hashashit për votat, të ndërtimeve pa leje për votat, deri presionit të kompanive private për votat dhe ne me program dhe me aleancë me qytetarët, në aleancë me çdo grup shoqëror, me kontrata të firmosura për Shqipërinë ndryshe, për Shqipërinë e të nesërmes.

Kushdo që mendon se me kaq mbaroi, e ka shumë gabim. Kushdo që mendon se demokratët, anembanë Shqipërisë, kanë ndërmend të dorëzohen dhe të pranojnë këtë masakër, e ka shumë gabim dhe nuk ka vend më të mirë për ta thënë këtu, se në mesin e demokratëve të Vlorës, që nuk janë dorëzuar kurrë, as në ditët më të errëta të Vlorës e të këtij vendi.

Pavarësisht prej mosmarrëveshjeve apo pakënaqësive që mund të ekzistojnë, duhet të jeni të vetëdijshëm për diçka, barrën e përgjegjësisë që ende rëndon mbi supet tona, të misionit historik të papërmbushur të 25 prillit, para shqiptarëve, para Shqipërisë, për të cilën e bëmë betejën, të cilën e besuam dhe prandaj na ndoqën. Kush prej jush ofroi para për votën apo i shantazhoi votuesit apo ndau fonde, apo shpërdoroi detyra shtetërore? S’kishim se si sepse ne ishim një me ta.

Ndaj, e vetmja arsye që na ndoqën, ishte sepse besuan se beteja bëhej për ta dhe për ta u bë dhe për ta do ta vazhdojmë betejën deri në fund. Është një betejë për ndryshim, së pari, sepse ne kemi qëndruar gjithmonë besnikë ndaj vlerave me të cilat kemi lindur, vlerave të lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut, të ekonomisë së tregut, të barazisë para ligjit, vlerave me të cilat kjo parti politike, kjo familje politike mori formë dhe i mbijetoi edhe kohëve më të vështirë.

Ndaj, me përgjegjësinë që na kanë ngarkuar shqiptarët, me përgjegjësinë e ndalur në mes me 25 prill i cili nuk i dha zgjidhje asnjë prej pyetjeve të cilat u shtruan për zgjidhje, por i bëri edhe më të mëdha pyetjet për gjithçka, për ekonominë, për sigurinë, për integrimin.

Me këtë barrë përgjegjësie vij sot para jush me një kërkesë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë: për t'ju ftuar ta vazhdojmë së bashku dhe ta çojmë deri në fund betejën për Shqipërinë dhe shqiptarët, betejën për ndryshimin.

Duke ia shkurtuar ditët regjimit Rama-Doshi të dalë nga masakra zgjedhore e 25 prillit dhe duke bërë të mundur që Shqipëria të çlirohet nga ky makth dhe duke u çliruar nga ky makth të mund të zgjedhë rrugën e ndryshimit, rrugën që ne ofrojmë dhe garantojmë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...