Artan Hoxha: Nëse Presidenti shkarkohet vetëm për deklarata, këtu nuk do mbetet njeri pa u pushkatuar nga PS

Saturday, 29 May 2021 10:28

 

Komisioni parlamentar hetimor i kryesuar nga mazhoranca, sëbashku me ca deputetë idiotë të “opozitës” parlamentare miratoi relacionin ku i kërkon Kuvendit shkarkimin e Ilir Metës si president. Analisti Artan Hoxha duke e cilësuar një raport qesharak thotë se tashmë fati i presidentit është në dorën e Kushtetueses. Sipas tij, mbetet për tu parë nëse institucioni më i lartë gjyqësor është apo jo një mashë në duart e pushtetit të Rilindjes.

“Presidenti i Republikës nga ana ligjore është në dorën e Gjykatës Kushtetuese. Kjo gjykatë do të shqyrtojë kërkesën që do të bëhet nga parlamenti pas miratimit të sigurt të një raporti gajasës, të një parlamenti gajasës. Do të jetë Gjykata Kushtetuese që ne e dimë sesi është formësuar deri tani brenda kuadrit të ashtuquajtur reformë në drejtësi. Do të shohim nëse kjo gjykatë do të jetë e aftë të marrë një vendim të mënçur apo do të konstatojmë se edhe kjo gjykatë ka rënë në kthetrat e Rilindjes dhe është shndërruar në një mashë për ta”,- tha Hoxha për RTV Ora.

 

Mazhoranca ka renditur në raport 19 deklarata publike, 45 postime në rrjetet sociale dhe intervistat në mediat televizive si motivacion për largimin nga detyra të Metës.

Por a janë këto qëndrime aq të rënda sa për të legjitimuar shkarkimin e tij?

“Ka dy momente. Nga këndvështrimi rilindas po, presidenti është jo vetëm për t’u shkarkuar, por për t’u pushkatuar. Por nëse presidenti u shkarkoka për terminologjinë e përdorur që i duket e rëndë Rilindjes, nuk do të mbetet njeri në këmbë. Kemi të bëjmë me një parlament qesharak, komision qesharak dhe realacion qesharak. Ky parlament ishte i paqenë që kur u largua opozita dhe u bë dyfish i paqenë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Si mund të vazhdohet me një komision të tillë që kërkon në seancë plenare 2/3 që do të merret vendimi me një tufë karagjozësh të mbetur tashmë në fazën më karagjoze të këtij parlamenti. Si mund ta marrim seriozisht? Uroj që Gjykata Kushtetuese ti rezistojë presionit për tu bërë një vegël tjetër e këtij regjimi”,- tha Hoxha.

Partisë Socialiste do t’i duhen 94 vota në Parlament për ta çuar deri në fund vullnetin e saj për shkarkimin e Metës, duke u bërë në këtë mënyrë precedenti i parë në historinë e pluralizmit. Të hënën Konferenca e Kryetarëve do të marrë vendim nëse raporti do të votohet në 3, 10 apo 17 qershor. Pas vendimit politik të Parlamentit, çështja do të jetë në dorën e interpretimit të 7 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...