U pastruan 1.6 miliard euro, por Rama dhe Veliaj nuk ndalen me `biznesin` e lejeve të ndërtimit

Saturday, 29 May 2021 17:07

 

Gati 3 milionë metër katrorë leje ndërtimi për 1,028 ndërtesa të reja janë dhënë nga Bashkia Tiranë, sipas INSTAT në harkun kohor 2017-2019. Ndërkohë sipas një raporti të Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar, rreth 60 për qind e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në këtë periudhë kohore në kryeqytet nuk justifikojnë burimet e tyre financiare, ndërsa vlerësohet se për 3 vitet u pastruan në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro. Sipas bilanceve të tyre, kompanitë kishin të ardhura minimale dhe nuk kishin as asete dhe hua dhe as kompani të lidhura, që do tu mundësonin të bënin një investim të tillë. Raporti i Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar, thekson se për 3 vitet, 2017-2019 janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro.

Por pavarësisht nga ky alarm ndërkombëtar, Erion Veliaj nuk di të ndalet. Mbi 15,6 miliardë lekë (rreth 127 milionë euro) është vlera e ndërtimeve të miratuara në Tiranë, vetëm gjatë 3 mujorit të parë të vitit 2021 sipas shifrave të INSTAT-it I cili është bazuar në lejet e ndërtimit të dhëna.

 
Për gjithë vendin, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar pë tremujorin e parë 2021 për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 26,6 miliardë lekë, ose rreth 216 milionë Euro. Krahasur me tremujorin e parë 2020, vlera e ndërtimeve është thuajse dyfishuar—nga 13,4 miliardë.

 

Tirana është qyteti me numrin më të lartë të lejeve të ndërtimit përm këtë periudhë, 72 leje nga 251 të miratuara në të gjithë vendin. Pas Tiranës rendoitet Durrës me 44 leje ndërtimi dhe Fieri me 26 leje ndërtimit. Pjesën më të madhe të lejeve të ndërtimit e zënë ato për banesa.

Në gjithë vendin numri i lejeve të ndërtimit është rritur me rreth 36 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Kurse nga ana tjetër “çuditërisht”, çmimet e apartamenteve sa vijnë dhe rriten!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...