Gazetari i kronikës së zezë, Flamur Vezaj, ka komentuar nga SHBA, skandalin me kryetaren e gjykatës së Elbasanit Enkeleida Kapedani e cila hidhte video ‘velinash’ në TIK-Tok, edhe nga brenda ambienteve të zyrës.
Sipas Vezajt ajo është shembulli tipik, se si bëhet ‘karriera e suksesshme’ në sistemin e drejtësisë. Gazetari gjithashtu tregon faktin se edhe anëtarët e KLGJ, i bënin like postimeve të saj.
Por denoncimi më i fortë i tij vjen në fund të shënimit, kur ai aludon për lidhjet e ish-shefes së kabinetit të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, me mafian italiane, Ndragheta.
Postimi i plotë i gazetarit Flamur Vezaj:
Gjyqtarja Kapedani, 22 vjeçe në Shkollën e magjistraturës, 25 vjeçe gjyqtare dhe 30 vjeçe kryetare e Gjykatës në Elbasan!
Çfarë prisnit tjetër nga adoleshentë me veladon gjyqtari që Shkolla e Magjistraturës prodhon çdo ditë, biles ka edhe një lëndë aty, ‘Etika’, që Kapedani ka marr 10 kuptohet.
Karriera e suksesshme. me ndihmën e atyre nga Shijaku dhe Tik-Tokut. Kuptohet se disa nga anëtarët e KLGj-së, përveç se janë ndjekës të rregullt të Kapedanit kanë bëre edhe like. Pastaj ç`keni që jeni nxehur kaq shumë se Kodi i Etikes vetëm para një muaji u miratua nga KLGJ-ja, e cila ka plot kusure sidomos për disa gjyqtare të Gjykatës së Lartë për të cilët do dëgjohemi shpejt.
Paska reaguar edhe Ministrja e Drejtësisë, po kjo pse nuk foli apo të jap shpjegime.
Pse shefja e saj e kabinetit dha dorëhEqje pa rënë në sy në media, sapo plasi skandali i Ndraghetës në Shqipëri!?
Çfarë përfaqëson bashkëjetuesi i saj italian?!
Apo për këto s`duhet të flasim se Ndragheta është ‘lule mos e prek’ në Shqipëri