Deputetja Dhimitri kundër shkarkimit të Metës: Hakmarrje, pasi nuk bën kompromis me krimin si qeveria

E mërkurë, 09 June 2021 14:15

 

Deputetja Fatjona Dhimitri u shpreh kundër shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. Në fjalën e saj në Kuvend, ajo nuk i kurseu akuzat në drejtim të socialistëve ndërsa e cilësoi këtë nismë si një hakmarrje ndaj Presidentit Ilir Meta, i cili sipas saj, nuk bën kompromis me krimin siç bën qeveria.

”Dëshiroj ta nis diskutimin tim me një pyetje; a ka ky kuvend detyrën që të marrë vendim të tillë. Të ndërmerret një nismë shkarkimi ndaj kreut të shtetit vetëm se denoncoi shkëmbejnë e kulturës. Kjo shënon njollën më të errët të këtij vendi. Egërsia e sunduesit këtë vend të bekuar e sheh si çiflig të vet.

 

Dora juaj merr hak ndaj çdo kujt që nuk bën kompromis me krimin. Nëse tentohet e kundërta, tentohet t’i mbyllet goja. Pse u dashka gjykuar presidenti apo se në vend të denoncimit të masakrës zgjedhore të 25 prillit, të heshte. Pse u dashka gjykuar presidenti?

Apo se i hodhi drejtë nepotizmit në Shqipëri. Po lufta e bandave mike të qeverisë së përgjaku Elbasanin? Ngritët një Komision qesharak. Harroni që zhyten më shumë në paligjshmëri. Komisioni hetimor nuk mund të ngrihet 4 muaj para përfundimit të mandatit aktual. Historia do ju gjykoj. Kërcënimi është i vetmi që ushqen pushtetin tuaj. Fundi juaj është i afërt”, tha ajo

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...