Presidenti, i vetmi institucion legjitim, ktheu mbi 60 ligje antikushtetuese

E Enjte, 10 June 2021 12:03

 

Nga Erisa Xhixho/

Një parlament ilegjitim, jopërfaqësues, njëpartiak, i cili duhet të ishte shpërndarë 1 muaj para zgjedhjeve ngre një komision hetimor në kundërshtim me ligjin dhe merr një vendim antikushtetues për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Pas një periudhe hetimi qesharak, me procedura antiligjore, duke u përpjekur në mënyrë dëshpëruese për të prodhuar shkelje të rënda aq sa të justifikonin shkarkimin e kreut të shtetit, përfundoi dje me një raport absurd, që vetëm fakte e prova për shkelje të rënda të Kushtetutës nuk parashtroi.

Ishte një raport i pastër politik, i bazuar në opinione dhe deklarata të kreut të shtetit dhe asnjë vendim, dekret apo veprim të tij, që të kishte sjellë si pasojë shkeljen e rëndë të aktit themeltar të vendit.

Ky akt i jep goditjen e fundit rendit kushtetues dhe e konfirmon vendin në një regjim parti-shtet.

Nëse do të kishte pasur vërtet një shkelje të rëndë të Kushtetutës, të jeni te bindur se ajo do ishte e qartë për opinionin publik, për juristët, analistët dhe çdo qytetar shqiptar.

Akti i djeshëm ishte një rast i papreçedent për vendin, por dhe për shume vende evropiane, pasi nuk ka raste të ngjashme në Evropë që kreu i shtetit të shkarkohet për opinionet apo qëndrimet e tij gjatë ushtrimit të funksionit publik.

Padyshim, Presidenti ka qenë i vetmi institucion legjitim në vend dhe ka kthyer mbi 60 ligje antikushtetuese, që mund të kenë shqetësuar maxhorancën, por detyra e tij ka qenë dhe është mbrojtja e Kushtetutës dhe e së mirës publike.

Gjykata Kushtetuese ka tashmë një sfidë për të demonstruar paanësi, profesionalizëm dhe gjykim të drejtë, pasi vendosja e shtetit të së drejtës, balancës se pushteteve dhe demokracisë jane sfida që i shërbejnë vendit dhe të ardhmes së tij evropiane

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...