Presidenti Meta: Shfaqja e Kuvendit monist për të shmangur vëmendjen nga blerja dhe vjedhja e votave

Premte, 11 June 2021 13:32

 

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në një konferencë për shtyp me gazetarët tha se shfaqja e Kuvendit monist me shkarkimin e tij është një taktikë për të tërhequr vëmendjen.

Teksa komentoi fushatën e PS-së, Meta u ndal tek bandelorat që qeveria vendosi në çdo vend me figurën e kreut të shtetit, ku tha se është një veprim i paligjshëm. Duke folur për legjislacionin e ri në Kuvend, Presidenti Meta tha se do të bashkëpunojë me partinë që formon qeverinë dhe opozitën.

 

“Mirëserdhët në epokën e pluralizmit politik. Duhet të jemi të kënaqur që po kalojmë nga epoka e para 25 prillit të parlamentit monist në një epokë të pluralizimit politik parlamentar. Zgjedhjet ende nuk kanë përfunduar. Duhet të jemi të duruar derisa të mbarojë vlerësimi i ankimimeve. Shkarkimi shfaqje e parlamentit monist për të spostuar vëmendjen nga krimi zgjedhor.

Kjo përfshirje është denoncuar edhe në institucionet e prokurorisë pavarësisht se nuk kemi ndonjë të dhënë nëse është ndaluar dikush për këtë veprim të paligjshëm. Nuk po ju lodh kokën as juve as shqiptarëve. Nuk po japim shfaqje këtu se çfarë është deklaruar kundër presidentit. Është një gjë e qartë që shqetësimet e presidentit u verifikuan. Do ishte mirë të kishim pasur zgjedhje model. Por e dinë të gjithë që presidenti ka bërë përpjekje për të ndaluar degradimin e standardit të zgjedhjeve.

Numri i denoncimeve është shumë herë më i lartë se në vitin 2017. Kjo ka ndodhur për shkak të moshetimit të dosjeve të Dibrës dhe Shijakut dhe tentativës për të përsëritur tërmeti. Nuk kam asnjë shqetësim nga akti i parlamentit të shkarkuar më 25 prill. Pres verifikimin e ankimeve, Do bashkëpunoj me shumicën dhe opozitën e re për rivendosjen e sistemit të llogaridhënies në të gjitha nivelet”, u shpreh Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...