Kancelarja e Gjermanisë do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë më 15 korrik

Saturday, 12 June 2021 09:41

 

Kancelarja Merkel do të pritet nga Presidenti i SHBA Biden në Uashington më 15 korrik. Merkeli do të jetë e para nga kryeministrat e Evropës që viziton Shtëpinë e Bardhë që kur mori detyrën Bideni, njofton Deutsche Welle.

Vizita do të forcojë lidhjet e ngushta dypalëshe midis Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në takim, vëmendja do të përqendrohet, ndër të tjera, te sfidat e pandemisë së Coronas. Tema të tjera janë ndryshimi i klimës dhe mbështetja për përparimin ekonomik dhe sigurinë ndërkombëtare mbi bazën e vlerave të përbashkëta demokratike, tha ajo.

 
Merkeli do të jetë e para nga kryeministrat e Evropës që viziton Shtëpinë e Bardhë që kur mori detyrën Bideni.

 

"Ne mund të konfirmojmë që Kancelarja do të bëjë një vizitë pune në Uashington më 15 korrik, me ftesë të Presidentit të SHBA Biden. Detajet e programit do të njoftohen në një datë të mëvonshme", tha një zëdhënës i qeverisë nga pala gjermane.

 

Ky nuk do të jetë takimi i tyre i parë ballë për ballë dhe madje as i pari që kur Bideni u zgjodh president. Merkeli dhe Bideni do të takohen që sot në samitin e G7-ës në Cornwall të Anglisë së Jugut.

Konsultimet tre ditore të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të shtatë vendeve të industrializuara fillojnë pasdite. Edhe këtu do të bëhet fjalë,ndër të tjera, për krizën e Coronas, mbrojtjen e klimës dhe specieve. G7 përfshin Gjermaninë, Francën, Britaninë e Madhe, Italinë, Japoninë, Kanadanë dhe SHBA. Bashkimi Evropian përfaqësohet gjithashtu në të gjitha takimet.

Synohet një fillim i ri në marrëdhënie

Sipas gazetës gjermane "Handelsblatt", temë e bisedimeve Merkel -Biden pritet të jenë edhe propozimet e Berlinit për të zbutur konfliktin për gazsjellësin Nord Stream 2. Kohët e fundit, Presidenti i SHBA u afrua me Gjermaninë në mosmarrëveshjen për tubacionin Nord Stream 2 në Detin Baltik. Bideni hoqi dorë nga sanksionet e gjera kundër projektit gjermano-rus. Arsyeja që dha ishte se masa të tilla ndëshkimore "kanë një ndikim negativ në marrëdhëniet e SHBA me Gjermaninë, BE dhe aleatët dhe partnerët e tjerë evropianë".

Të dyja palët po përpiqen për një fillim të ri pas pikës së ulët në marrëdhëniet gjermano-amerikane në epokën e Presidentit të SHBA, Donald Trump. Trumpi sulmoi në mënyrë të përsëritur Gjermaninë dhe Merkelin. Ndërsa Bideni nuk lë dyshim se sa e rëndësishme është marrëdhënia me Gjermaninë për të

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...