Maturantët protestë dhe në Gjirokastër: Testet skandaloze, të kopjuara keq nga Cambridge, nuk përkojnë me tekstet tona

Saturday, 12 June 2021 13:36

 

Maturantët e Gjirokastrës i bashkohen protestës për provimin e matematikës, në përmbajtje të të cilit kishte pyetje nga tema të cilat nuk i kishin zhvilluar fare ose mjaftueshëm.

Maturantët kanë kërkuar uljen e tavanit të pikëve dhe rivlerësim të testit. Sipas tyre, testi ishte i kopjuar keq nga Cambridge teksa thonë se përmbajtja e testit nuk përkon me atë që kanë mësuar në shkollë.

 

“Provimi ishte skandaloz, i një niveli të papërshkrueshëm. Asnjëri nga neve nuk ishte i përgatitur për një nivel të tillë vështirësie, as me të gjitha mundësitë që kishim për të mësuar gjatë vitit. Nuk jemi të përgatitur për një të tillë transformim. Ka pasur gjithmonë manovrime në vështirësinë e provimit. Nuk kemi qenë të përgatitur. Edhe provimi i anglishtes i cili i ka paraprirë këtij provimi ishte i një niveli skandaloz. Varionte drejt C1, C2. Nuk besoj që ka pasur një nxënës që nuk ka ndjerë vështirësi. Ushtrimet janë marrë fotokopje nga tekstet e Cambridge, janë kopjuar në një mënyrë skandaloze, as përmbajtja e tyre nuk përkon me tekstet tona. Çfarë duhet të bëjmë ne, a është e drejtë të penalizohemi për gjëra që nuk i kemi mësuar?
Le të çohen të tërë maturantët në të tërë Shqipërinë, nuk durohet më kjo gjendje”, deklaroi një përfaqësues i maturantëve të Gjirokastrës që janë çuar sot në protestë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...

Tifozët shqiptarë janë kampionët e birrës/ Bien nga froni anglezët

Sport

Tifozët shqiptarë janë kampionët e birrës/ Bien nga froni anglezët

Ky është Europian rekordesh për shqiptarët.   Kur ishte menduar se si zakonisht, rekordin për konsumin e birrave do e shënonin anglezët apo skocezët, panorama ka ndryshuar.     Sipas gazetës gjermane, Waltroper Zeitung, kampionët...