Priti në radhë për të votuar, Basha: Deri në fund beteja për përmbysjen e regjimit te Rames

Diel, 13 June 2021 10:56

 

Kreu aktual i PD-së, njëherësh edhe kandidat për një tjetër mandat, Lulzim Basdha ka votuar ditën e sotme në selinë blu, ku ka dhënë edhe një deklaratë të shkurtër për mediat.

Ai është shprehur se po zhvillohet një proces pozitiv, ku një anëtar ka të drejtën e një vote, duke theksuar se është vlerë e shprehjes së lirë. Basha nuk la pa përmendur edhe betejën e PD-së, në kundërshtim të qeverisë, ku sipas tyre do të bjerë poshtë regjimi Rama-Doshi.

 

“Dua ta falënderoj mediat, të gjithë demokratet e demokratët, të gjithë ata që janë kujdestarë të këtij procesi, këtij procesi unik të vlerave tona, ku një anëtar një votë, janë vlerat e shprehjes së lirë. E kemi nisur betejën për ndryshim për Shqipërinë për shqiptarët dhe do e çojmë deri në fund në përmbysje të regjimit Rama-Doshi”.

Lulzim Basha ka kandiduar sërish për të vijuar të mbajë drejtimin e partisë. Ai garon përballë Fatbardh Kadillit, Edith Harxhit dhe Agron Shehajt. Dega nr. 2 e partisë po voton në selinë qendrore të PD-së. Pjesëmarrja në votime e demokratëve ka qenë e lartë, aq sa Basha ka pritur në radhë për të votuar

Modifikuar më Diel, 13 June 2021 11:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tifozët shqiptarë janë kampionët e birrës/ Bien nga froni anglezët

Sport

Tifozët shqiptarë janë kampionët e birrës/ Bien nga froni anglezët

Ky është Europian rekordesh për shqiptarët.   Kur ishte menduar se si zakonisht, rekordin për konsumin e birrave do e shënonin anglezët apo skocezët, panorama ka ndryshuar.     Sipas gazetës gjermane, Waltroper Zeitung, kampionët...

Ekspertja: Pse SPAK nuk ndjek paranë e kompanive që ka hetuar, pse nuk bllokon ‘5D’

Politikë

Ekspertja: Pse SPAK nuk ndjek paranë e kompanive që ka hetuar, pse nuk bllokon ‘5D’

  Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka folur në lidhje me skandalin e inceneratorëve se kush pritet të digjet tani. Gjatë bisedës, Shehaj tha se SPAK nuk po ndjek paranë e kompanive...

‘New York Times’: Nedim Bajrami, rekordmeni i Euro 2024 që shkoi në gjykatë për të luajtur për Shqipërinë

Sport

‘New York Times’: Nedim Bajrami, rekordmeni i Euro 2024 që shkoi në gjykatë për të luajtur për Shqipërinë

Nga Nick Miller, New York Times   Evropa nuk ishte rehatuar ende mirë për të ndjekur ndeshjen Itali-Shqipëri të shtunën, kur e gjithë loja u kthye përmbys.   Kishin kaluar njëzet e tre sekonda...