Vasili publikon videon e Ramës: Ja si gënjeu 2 vite më parë për ndërtimin e spitalit të ri të Laçit

Diel, 13 June 2021 16:24

 

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, akuzon kryeministrin Edi Rama si gënjeshtar, pasi kur ka kaluar më shumë se një vit nga deklarata e tij se do të ndërtonte spitalin e ri të Laçit, të dëmtuar pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, ky spital ka mbetur në formën e deklaratës dhe propagandës së Rama.

teksa risjell në vëmendjen e opinionit publik dhe videon e deklaratës propagandistike të Ramës,, Vasili thekson se spitali i ri nuk është ndërtuar akoma edhe sot.

 

Përmes rrjeteve sociale, Vasili shprehet se faktet e mashtrimit janë sheshit, me zë dhe me figurë, dhe kush vazhdon dhe e beson këtë gënjeshtar s’ka asnjë të drejtë as të ankohet dhe as të kërkojë.

“Gënjeshtra + propagandë = Edi Rama! (VIDEO).

Në 14 dhjetor 2019, Edi Rama premtonte me gojën plot, që deri në pranverën e 2020 do të ndërtonte spitalin e ri të Laçit, të dëmtuar pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ja çfarë thoshte duke gënjyer me seriozitetin e mashtruesit profesionist:

“Do ta prishim spitalin dhe shumë shpejtë do të ndërtojmë. Ju e mbani në këmbë dinjitetin e Laçit, se burrat janë…e dini ju. Do të bëhet një projekt i madh për Laçin. Spitali do të jetë i pari që do të ndërtohet. Besoj që deri në fund të pranverës, do të ndërtohet spitali i ri”, tha Rama.

Spitali i ri nuk është ndërtuar akoma edhe sot.

Po dihet që ky s’ka turp dhe gënjen 24 orë në ditë!

Faktet e mashtrimit janë sheshit, me zë dhe me figurë, kush vazhdon dhe e beson këtë gënjeshtar s’ka asnjë të drejtë as të ankohet dhe as të kërkojë”, thekson nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tifozët shqiptarë janë kampionët e birrës/ Bien nga froni anglezët

Sport

Tifozët shqiptarë janë kampionët e birrës/ Bien nga froni anglezët

Ky është Europian rekordesh për shqiptarët.   Kur ishte menduar se si zakonisht, rekordin për konsumin e birrave do e shënonin anglezët apo skocezët, panorama ka ndryshuar.     Sipas gazetës gjermane, Waltroper Zeitung, kampionët...

Ekspertja: Pse SPAK nuk ndjek paranë e kompanive që ka hetuar, pse nuk bllokon ‘5D’

Politikë

Ekspertja: Pse SPAK nuk ndjek paranë e kompanive që ka hetuar, pse nuk bllokon ‘5D’

  Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka folur në lidhje me skandalin e inceneratorëve se kush pritet të digjet tani. Gjatë bisedës, Shehaj tha se SPAK nuk po ndjek paranë e kompanive...

‘New York Times’: Nedim Bajrami, rekordmeni i Euro 2024 që shkoi në gjykatë për të luajtur për Shqipërinë

Sport

‘New York Times’: Nedim Bajrami, rekordmeni i Euro 2024 që shkoi në gjykatë për të luajtur për Shqipërinë

Nga Nick Miller, New York Times   Evropa nuk ishte rehatuar ende mirë për të ndjekur ndeshjen Itali-Shqipëri të shtunën, kur e gjithë loja u kthye përmbys.   Kishin kaluar njëzet e tre sekonda...