Shehu: Për ata që i thërrasin 'Fitore', dështimit tragjik me COVID

Tuesday, 15 June 2021 10:26

 

 

Per ata qe i therrasin “Fitore”, deshtimit tragjik me COVID, qe shqiptaret e paguan me 16 mije vdekje…por e keqja nuk ka perfunduar, dimri po vjen!

Nga Tritan Shehu.

Pikerisht ne veren e kaluar, kur Rilindja i binte trumpetave te fitores, ne ate periudhe te shpjegueshme renie te kurbes, kam paralajmeruar se me keqja mund te arrinte muajt e ardheshem…fatkeqesisht ndodhi, sepse cdo gje ra ne “vesh te shurdhet”!

Shqiperia me nivelin e humbjeve te jeteve nder me te lartat ne bote (reth 16 mije vdekje), pagoi keshtu keq menaxhimin e thelle te deri tanishem, plot cinizem e korrupsion, lenien jashte kontrollit te epidemise.

Fatkeqesisht po rrezikon perseri; edhe mbas vjeshtes qe po vjen:

Shqiperia eshte nder vendet me numrin e vaksinimeve me te ulet, nen mezataren boterore (ku llogaritet edhe Afrika, Azia etj) me 29 injeksione (jo vaksinime) per 100 banore kur mezatarja boterore eshte 30,64, ne rastin kur ne do te na duhej te arrinim shifren 160 per 100 banore.

Shqiperia ka perdorur kryesisht vaksina Kineze (ne turqisht) me afate skadencash te kaluara dhe ruse. Te dyja keto te pa ceretifikuara nga agjensia Europiane, e ShBA apo ajo Britanike. Leja e emergjences nga OBSH, qe vlen kryesisht per Afriken etj, nuk ka asnje vlere per standartet e vendeve te zhvilluara, standarte qe meritojne edhe shqiptaret!

Nderkaq sot paradoksalisht po trumbetohet ndertimi ne Shqiperi i nje « industrie » prodhimi te tilla vaksinash “Kineze nga Turqia”, te dyshimta ne efikasitet.

Shqiperia nuk ka asnje studim per te njohur realisht edhe imunitetin pasiv te krijuar si pasoje e abandonimit te popullesise, gje qe ka cuar ne minimalisht 16 mije vdekje e demtime masive te shendetit.

Sipas te gjitha mundesive perseri ne nuk kemi arritur akoma nivelin e sigurise se atij imuniteti, megjithe humbjet masive te jeteve, gje qe se bashku me sasine dhe cilesine shume te ulet te vaksinimit, na ekspozon perpara rreziqeve edhe me te medha ne muajt qe vijne.

Pra, Shqiperia eshte perseri jashte cdo kontrolli e sigurie per te ardhmen

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...