Ish-Presidenti Mejdani kundër shkarkimit të Metës nga Kuvendi: Vendim i pamatur

E Enjte, 17 June 2021 20:46

 

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Rexhep Mejdani e konsideron situatën aktuale politike në vend “të trishtueshme”.

Në një prononcim për “Euronews Albania”, z. Mejdani duket se nuk ndan të njëjtin mendim me socialistët për shkarkimin e Ilir Metës.

 

Ai tha se duhet menduar me maturi të thellë përpara se të ndërmerren akte konkrete për të akuzuar një kryetar shteti.

“Këtë pyetje bëjani Partisë Socialiste. Për mua duhet menduar shumë mirë para se të akuzohet Presidenti”, tha Mejdani.

Ai tha se shpreson, që Gjykata Kushtetuese do të marrë vendimin e duhur në lidhje me çështjen e shkarkimit të Presidentit Meta.

“Unë shpresoj që Gjykata Kushtetues të marrë vendimin e duhur”, shtoi Mejdani.

 

Kuvendi më 9 qershor votoi me 104 vota pro, shtatë kundër dhe tre abstenime për shkarkimin nga detyra të presidentit Ilir Meta me argumentin kryesor se ka shkelur rëndë Kushtetutën.

Por, pavarësisht aktit të Parlamentit, vulën finale për shkarkim ose jo të Presidentit të Republikës e ka në dorë tashmë institucioni i Gjykatës Kushtetuese, që është njëherësh organi më i lartë në vend

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...