Përplasja për Cakajn, zbardhet vendimi i plotë i kushtetueses: Meta ka të drejtë

Premte, 18 June 2021 16:59

 

Përballja e parë Rama-Meta në Gjykatën Kushtetuese, ajo që lidhej me refuzimin e emërimit të Gent Cakajt në postin e Ministrit të Jashtëm, ka përfunduar në favor të Presidentit të Republikës.

Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar në mënyrë unanime se presidenti ka të drejtë të verifikojë kriteret dhe cilësitë kushtetuese të kandidatit të propozuar për ministër.

 

Në këtë mënyrë, gjyqtarët kushtetuese kanë rrëzuar pretendimet e kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësuesve të Parlamentit, të cilët kanë mbajtur qëndrimin në seancë gjyqësore se Presidenti gëzon vetëm kompetencë solemniteti, që konkretizohet në një vlerësim formal të kandidaturës së propozuar për ministër.

 

Përplasja Rama-Meta nisi në 10 Janar 2019, kur Presidenti vendosi të refuzojë kandidaturën e Gent Cakaj për postin e Ministrit të Jashtëm.

 

Presidenti Meta, në një shkresë drejtuar Edi Rama në atë kohë, informonte kreun e qeverisë së Cakaj ka mungesë të përvojës, duke mos krijuar besueshmëri për postin e propozuar.

Po ashtu, Meta deklaroi në atë kohë se kishte konstatuar se z. Cakaj ka mbajtur qëndrime publike për korrigjimin e kufijve të Kosovës e Serbisë, të cilat janë në kundërshtim me programin e qeverisë dhe politikën e jashtme shqiptare.

Pas këtij refuzimi, Rama iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, në të cilën kërkoi zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave mes Presidentit dhe Kryeministrit për emërimin e ministrave, si edhe interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës, që lidhet pikërisht me këtë moment të aktivitetit të institucioneve.

Në kërkesën e tij, Rama pretendonte se Presidenti e ka vlerësuar kandidatin e propozuar nga Kryeministri nga pikëpamja politike dhe meritokratike, ndërkohë që ky lloj vlerësimi substancial bëhet nga Kuvendi.

Ky qëndrim i Ramës është mbështetur edhe nga përfaqësuesit e Kuvendit, të cilët kanë pretenduar se mënyra e vetme me të cilën duhej të shprehej Presidenti është nxjerrja e dekretit për emërimin e ministrit dhe jo refuzimi i propozimit të Kryeministrit përmes një shkrese, gjë e cila nuk është e parashikuar në Kushtetutë

Por, shumë më ndryshe e ka parë situatën Gjykata Kushtetuese, e cila ka rrëzuar pretendimet e paraqitura nga Kryeministri dhe Parlamenti.

Gjykata Kushtetuese, në vendimin e plotë, të zbardhur mesditën e kësaj të Premteje, ka vendosur të pushojë gjykimin për kërkesën e Kryeministrit Rama mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet kreut të Qeverisë dhe Presidentit.

Gjykata Kushtetuese ka arritur në përfundimin se nuk ka shkaqe për mosmarrëveshje kompetencash.

Dhe, në këtë konkluzion, ka arritur nëpërmjet interpretimit të zgjeruar të nenit 98 të Kushtetutës, e cila ishte edhe një kërkesë tjetër e Kryeministrit drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Në vendimin prej 26 faqesh, Gjykata Kushtetuese ka theksuara se procesi i emërimit të ministrave përmbledh në vetëvete dy parime themelore; atë të ndarjes së pushteteve dhe luajalitetit mes institucioneve të përfshira.

Gjykata Kushtetuese konstaton se emërimi i një ministri është proces që duhet të kalojë dosmosdoshmërisht në tre institucione-Kryeministri, Presidenti dhe Qeveria dhe se asnjëri prej tyre nuk mund ta zgjedhë në mënyrë të veçantë.

Për gjyqtarët Kushtetues, është e drejta e Kryeministrit që të propozojë emrin e ministrit, në përputhje me vlerësimin e kritereve politike, përveç atyre kushtetuese, si edhe në përputhje me programin e tij politik.

Por, për Gjykatën Kushtetuese, vlerësimi i Kryeministrit nuk është detyrues për Presidentin. Kreu i Shtetit ka kompetencë për të kryer verifikimin kushtetues të kandidaturës.

Gjykata vlerëson se presidenti ka të drejtë të verifikojë kriteret dhe cilësitë kushtetuese të kandidatit të propozuar për ministër.

Presidenti i komunikon kryeministrit arsyet e mospërmbushjes me qëllim rishikimin e kandidaturës për kriteret dhe cilësitë kushtetuese të sipërpërmendura.

Ndërkohë, kryeministri rishikimin e kandidaturës e bën nën dritën e mundësisë së korrigjimit të pengesave kushtetuese të kandidatit të propozuar për t’u dekretuar si ministër i këshillit të ministrave.

Gjykata çmon se verifikimi që presidenti bën për kandidatin e propozuar për ministër është një vlerësim jopolitik, i cili bazohet në përmbushjen e detyrës së tij institucionale.

Nga ana tjetër, konstaton Gjykata, edhe Parlamenti ka të drejtën e tij verifikuese.

Pra, vetëm pasi të ketë kaluar polizitivisht në të tre filtrat institucionale, ministri mund të marrë emërimin.

Për më tepër, në rastin e emërimit të Ministrit të Jashtëm, Gjykata vlerëson se Presidenti i Republikës ka një arsye akoma më të madhe për të qenë strikt në vlerësimin e tij.

Dispozitat kushtetuese i njohin Presidentit rolin e përfaqësuesit më të lartë të shtetit në marrëdhëniet me jashtë, si dhe kompetenca specifike në fushën e politikës së jashtme.

Gjykata Kushtetuese vlerëson se këto dispozita ofrojnë bazë kushtetuese të mjaftueshme, mbi të cilën Presidenti vepron për vlerësimin e propozimit të Kryeministrit në procesin e emërimit të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Kjo mënyrë interpretimi e këtyre dispozitave kushtetuese shërben që Presidenti të ushtrojë kompetencat specifike që ai ka në politikën e jashtme, duke siguruar edhe koherencën e nevojshme të kompetencave që i janë dhënë në planin vendas dhe ndërkombëtar.

Ky ishte në mënyrë të përmbledhur interpretimi mbi parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve që bëri Gjykata Kushtetuese në vendimin e sapo zbardhur.

Elementi, i cili ka pasur nevojë më shumë për interpretim, është parimi i luajalitetit, pra i mirëkuptimit dhe bashkëpunimit mes institucioneve, të cilat kanë kompetenca substanciale për shqyrtimin e kandidaturavë për ministër.

Rama ka pretenduar se Presidenti nuk është treguar luajal dhe nuk ka respektuar frymën e bashkëpunimit reciprok, pasi nuk është konsultuar me Kryeministrin, para se të refuzonte emërimin e ministrit.

Ndërsa institucioni i Presidentit e ka rrëzuar këtë pretendim, duke deklaruar se Kreu i Shtetit ia ka bërë të qarta arsyet e refuzimit të Cakajt, në një takim të zhvilluar me Kryeministrin Rama në 10 janar 2019, pak para se të njoftonte vendimin e tij.

Pra, seanca gjyqësore zbuloi, ndër të tjera, se institucioni i Presidentit e ka respektuar parimin e luajalitetit, ndërkohë që nga Kryeministri nuk është marrë në konsideratë qëndrimi i Metës lidhur me kandidaturën e Gent Cakaj.

Përfundimisht, Gjykata Kushtetuese arriti në përfundimin se Kushtetuta parashikon që procesi i emërimit të ministrit kalon nga Kryeministri, Presidenti dhe Parlamenti.

Pra, nuk ka asnjë mosmarrëveshje institucionale, siç pretendoi kryeministri dhe se Presidenti ka të drejtë të kryejë verifikime dhe, potencionalisht, edhe të refuzojë dekretim ministrash

Login to post comments

Lajmet e fundit

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...

Tifozët shqiptarë janë kampionët e birrës/ Bien nga froni anglezët

Sport

Tifozët shqiptarë janë kampionët e birrës/ Bien nga froni anglezët

Ky është Europian rekordesh për shqiptarët.   Kur ishte menduar se si zakonisht, rekordin për konsumin e birrave do e shënonin anglezët apo skocezët, panorama ka ndryshuar.     Sipas gazetës gjermane, Waltroper Zeitung, kampionët...

Ekspertja: Pse SPAK nuk ndjek paranë e kompanive që ka hetuar, pse nuk bllokon ‘5D’

Politikë

Ekspertja: Pse SPAK nuk ndjek paranë e kompanive që ka hetuar, pse nuk bllokon ‘5D’

  Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka folur në lidhje me skandalin e inceneratorëve se kush pritet të digjet tani. Gjatë bisedës, Shehaj tha se SPAK nuk po ndjek paranë e kompanive...