Analiza e 25 prillit/ PD publikon formularin për degët, do krahasohet rezultati i 4 zgjedhjeve

Diel, 20 June 2021 11:35

 

Kryesia e Partisë Demokratike miratoi para dy ditësh vendimin për një analizë të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit në nivel qarku, dege, grupseksioni dhe fraksioni, edhe pse e konsideron si një masakër elektorale.

Analiza do ndahet në dy faza. Fillimisht brenda 1 korrikut paraqiten rezultatet pë çdo seksion e grupseksion. Për këtë do të shërbejë një grup pune në çdo degë. Brenga 5 korrikut është drejtuesi politik i çdo qarku që paraqet raportin në nivel qarku. Më 10 korrik raporti i plotë i zgjedhjeve të 25 prillit i kalon Kryesisë së PD dhe këtu përfundon faza e parë e analizës.

 

Kryesia e PD miraton metodologjinë e analizës së 25 prillit, ndahet në dy faza dhe zgjat deri më 30 shtator
18 Qershor, 13:05
Në fazën e dytë, sekretariati Organizativ i Partisë, gjatë periudhës 11 Korrik – 31 Gusht 2021, kryen në mënyrë të detajuar për çdo seksion dhe grupseksion, verifikon dhe analizon performancën e të gjitha niveleve lokale të partisë, evidenton mangësitë dhe nevojat për të nxitur rritjen e performancës.

Brenda datës 1 Shtator 2021, Sekretariati Organizativ i Partisë i paraqet Kryesisë së Partisë një informacion të plotë për gjendjen dhe veprimtarinë e strukturave vendore të partisë, si dhe i propozon, sipas rastit, ushtrimin e të drejtës së ndërhyrjes sipas nenit 45 të Statutit dhe/ose nevojën objektive për zgjedhje të reja në strukturat vendore të Partisë. I gjithë procesi i analizës dhe, aty ku është rasti, i ristrukturimit të organeve vendore të Partisë, përfundon brenda datës 30 Shtator 2021.

Partia Demokratike ka shpërndarë ditën e sotme dhe formularët nëpër degë ku tregohet më qartë mënyra sesi do të bëhet analiza dhe se çfarë të dhënash do të raportohen.

Krahasimi i votave do të bëhet duke llogaritur katë palë zgjedhjesh, ato të vitit 2009. 2013, 2017 dhe 2021, duke u bazuar dhe në përqinndjen e pjesëmarrjes. Po ashtu do të bëhen me dije dhe arsyet që kanë ndikuar

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...