Një linjë e trafikut të kokainës në Europë e cila drejtohej dhe organizohej nga Tirana është zbuluar nga prokuroria e kryeqytetit. Në pranga është vënë Ndriçim Harka, aktualisht, zjarrfikës, punonjës i bashkisë së Tiranës i akuzuar si organizator i këtij trafiku ndërkohë që një tjetër person i identifikuar me inicialet E.M është shpallur në kërkim.