Partia Demokratike ka reaguar pas arrestimit të Ndriçim Harkës, zjarrfikësit të Bashkisë Tiranë. Harka akuzohet si drejtuesi i një rrjeti për trafikimin e lëndëve narkotike.
Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Gjermani e Zvicër/ Dy shqiptarë të përfshirë, një prej tyre zyrtar shtetëror; rekrutonte njerëz
21 Qershor, 11:30
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi thotë se Harka është patronazhist i PS.
Përmes disa të dhënave që ka shpërndarë, ai thotë se ky rast dëshmon kriminalizmin e politikës. Sipas Bardhit, Harka dhe i arrestuari tjetër Edmond Merja (kunati i Harkës) kanë blerë vota për PS.
"Ndalohen dy trafikantë droge dhe përgjimet tregojnë se kanë qenë të angazhuar në blerje votash për regjimin Rama-Doshi. Arrestohet për trafik droge një punonjës i zjarrëfikëses në Tiranë dhe rezulton të jetë patronazhist i PS-së", shkruan ai në rrjetet sociale