Sot në Bruksel do të mblidhen ministrat e Jashtëm të 27 vendeve të bllokut. Këshilli pritet që të vendosë për datën e mbajtjes ose jo të konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ndërsa na ndajnë pak orë nga mbledhja, duket se nuk ka asnjë tërheqje nga Bullgaria. Kjo e fundit ka vendosur veton ndaj Maqedonisë së Veriut për shkak të konflikteve për historinë dhe orgjinën e gjuhës mes dy vendeve.
Ka zëra se peng i vetos së Bullgarisë ndaj MV do të mbetet edhe Shqipëria. Pra edhe pse Komisioni Europian raportoi progres të Shqipërisë në disa fusha kryesore, mund të mos jepet drita jeshile as këtë herë.
Disa vende të BE-së dëshirojnë që të diskutohet për të dyja shtetet dhe jo të vendoset vetëm për Shqipërinë