Nga Petrit Vasili:
Pamje të reja të tmerrshme për vrasjen e Klodian Rashës, provohet krimi dhe fshehja e tij!!
Provohet në mënyrë tronditës banditizmi i Ramës dhe i policisë armike e ligjit dhe mike e krimit, që e kryen krimin dhe e fshehën atë duke përdorur shtetin!!!
Mbrëmë gazetari Spartak Koka ka bërë publike pamje të reja të plota të vrasjes kriminale të Klodian Rashës si dhe krahasimin e realitetit të asaj, që policia bëri realisht natën e krimit dhe mashtrimit kriminal për fshehjen e së vërtetës.
Sjellja prej banditësh dhe mashtrimi publik për fshehjen e krimit nga policia janë tashmë të dokumentuara qartë në sytë e gjithë shqiptarëve.
Asnjë nuk ka harruar se Policia e Edi Ramës publikisht e me deklaratë zyrtare i atribuoi një armë Klodian Rashës për të justifikuar vrasjen pas shpine që i bëri atij. E pasi kjo alibi ra, e dyta më e shëmtuar se e para, ishte mbushja e opinionit publik me idenë se i ndjeri Klodian Rasha ishte njeri me precedentë penalë, i dyti hap i poshtër. E treta akoma më e rëndë ishte se gjoja i ndjeri Klodian Rasha ishte njeri me probleme psikike.
Edi Rama i doli për zot vrasjes dhe mbulimit kriminal të saj dhe deklaronte në atë kohë:
“Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë!”
“Si mundet të vihet në diskutim tani që nga rruga, jo këta, por sikur të ishin 500 mijë veta të kërkojnë të iki dhe Drejtori i Policisë. Pse të iki”?
Si mund të qeverisë më një kryeministër si ky që është në vijë të parë për të fshehur e mbuluar krimin dhe për të mashtruar çdo shqiptar?
Cdo shqiptar është i rrezikuar në çdo çast të jetës së tij nga ky kryeministër, që i fsheh dhe u jep alibi krimeve kundër tyre!
Kësaj policie armike të ligjit dhe mike të krimit ju lanë në dorë zgjedhjet e 25 prillit, që u shndërruan në masakër elektorale pa precedent!
Po SPAK, që arreston me zell e bujurdi të madhe ata që kishin trukuar ndeshjet e futbollit të kategorisë së tretë pse hesht, mbyll sytë, mbyll gojën, bën sikur nuk kupton përpara krimit shtetëror, që ulërin??
Akoma pret fakte të tjera SPAK?
Kjo heshtje është ortakëri me krimin shtetëror!
SPAK arrestoi në çast, kjo është më e pakta që mund të besh ndaj kryeministrit dhe gjithë kupolës së policisë, sigurisht nëse jeni njerëz me zemër dhe shërbëtorë të ligjit