Nga Elez Biberaj
‘Liria funksionon’
Në një vizitë historike në Tiranë, si sot 30 vjet më parë, më 22 qershor 1991, Sekretari amerikan i Shtetit James Bejker mirëpriti Shqipërinë në Botën e Lirë pas thuajse gjysmë shekulli diktaturë komuniste.
Në fjalimin para qindra mijëra shqiptarëve të mbledhur në Sheshin Skënderbej, Sekretari i Shtetit tha:
‘Liria funksionon! Më në fund, ju jeni të lirë të mendoni mendimet tuaja. Më në fund, ju jeni të lirë të thoni atë që mendoni. Më në fund, ju jeni të lirë t’i zgjidhni vetë liderët tuaj. Më në fund, ju jeni të lirë të adhuroni në mënyrën tuaj... Mirë se vini në liri, qytetarë të lirë të Shqipërisë’!
Bejker u bëri thirrje shqiptarëve të linin pas mbeturinat e komunizmit e të vendosnin një rend të ri politik që do të pasqyronte respekt të plotë për të drejtat e njeriut, demokratizimin e qeverisë, median e lirë e pluraliste, dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Mesazhi i Baker ka të njëjtën jehonë sot sa edhe 30 vjet më parë