Reforma në Drejtësi, Kim mesazh KLGJ e KLP: Ndërmerrni veprime të ashpra!

E mërkurë, 23 June 2021 20:07

 

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë për Reformën në Drejtësi duke i kërkuar KLGJ e KLP të ndërmarrin veprime të ashpra.

Në një reagim në rrjetet sociale, Kim shkruan se SHBA mbështet këto dy institucione, por thekson se është e nevojshme që ato të veprojnë ndërkohë që Amerika i mbështet.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë kapërcyer shumë pengesa deri më tani. SHBA mbështet fuqimisht përpjekjet e tyre për të ndërmarrë një veprim të ashpër, por të nevojshëm, për të zbatuar standardet dhe për të vazhduar të bëjë përmirësime në mënyrë që reforma në drejtësi të bëhet shumë më shumë reale për të gjithë shqiptarët”, shkruan Kim.

Login to post comments