Kushtetuesja frikësohet dhe nuk vendos dot me dinjitet. I drejtohet Komisionit të VENECIAS!

Premte, 25 June 2021 10:47

 

Gjykata Kushtetuese ndodhet sot para vendimit të saj më të rëndësishëm, pas atij për të vendosur për vendimin e parlamentit për shkarkimin e Presidentit të Republikes. Tani ajo ka në dorë vendimin për zgjedhjet vendore te 30 qershorit 2019 ku siç dihet Presidenti i ç’dekretoi për të mos patur konflikte civile atë ditë. Vendimi i Presidentit Meta asokohe u atakua nga komuniteti ndërkombëtar të cilët donin të mbaronin punë me zgjedhjet pavarësisht se kishte një parti në garë. Zgjedhjet lokale u zhvilluan ndonëse Meta caktoi datë tjetër e cila nuk u mor parasysh nga partia në pushtet. PS mori të gjitha bashkitë dhe sot qeverisin kryebashkiakët e PS. Opozita nuk hyri në zgjedhje dhe kjo e dëmtoi jashtëzakonisht shumë.

Kjo dosje u çua në gjykatën kushtetuese nga Voltana Ademi, kryebashkiake e Shkodres në cilesinë e kryetares së shoqates së bashkive të Shqipërisë. Kryebashkiakët e PS e shkarkuan Voltana Ademin që ti merrnin vulën dhe çështja të mos shqyrtohej nga Kushtetuesja. Por kjo manovër e PS nuk eci sepse Kushtetuesja me vendim të ndërmjetëm gjatë shqyrtimit këto ditë. Ajo vendosi se duhet të vazhdojë gjykimi sipas kërkesës së Voltana Ademit.

 

Deri këtu kjo gjykatë kushtetuese u duk në publik se do jetë kurajoze, ligjore dhe nuk do pyesë për ndërhyrjet politike.

Tamam në momentin kur opinioni u ngarkua pozitivisht se më në fund Kushtetuesja do jap vendimet të forta kushtetuese dhe pa ndikim politik, ndodhi ajo që nuk pritej: Gjykata kërkoi mendim nga Komisioni i Venecias! Se ça pune ka Komisioni i Venecias në këtë çështje kur e ka thënë një herë mendimin e saj? Çfarë pret gjykata jonë kushtetuese nga Venecia kur pikërisht për këtë u ndertua kjo gjykatë; që të jap vendime me kokën e saj e jo të presë mendime nga të tjetër!

Por duket se ky vendim i kësaj gjykate do të digjte njerin kamp politik. Me sa duket vendimi ishte në duart e tyre në favor të ribërjes së zgjedhjeve lokale dhe kjo do të përcellonte politikisht PS. Pasi nëse do të ishte në dominancë kundër Opozitës, nuk kishte se si ta digjte me shumë se sa është e djegur kjo Opozitë, edhe prej vetvetes!

Prandaj kanë gjetur një zgjidhje me hile dhe për të fituar kohë duke e dërguar në komisionin e Venecias.

Kjo e zhbën autoritetin e kësaj gjykate të re kushtetuese nga e cila pritej nje vendim, siç e mendonte, por ama duhej te vendoste vetë.

Po në rastin e vendimit të parlamentit për shkarkimin e Presidentit si do veprojë kjo Gjykatë? Do pyesë Venecian prapë!?

Login to post comments