Aksidenti tragjik në Fier-Vlorë, reagon Presidenti Meta i shqetësuar: Të merren masa

Premte, 25 June 2021 13:41

 

Një familje me katër anëtarë nga Patosi u shua në një aksident tragjik në automobilistik në autostradën Fier-Vlorë.

Dy vajza të mitura dhe prindërit humbën jetën pasi makina tip “Toyota” që shihni në pamje u përplas nga pas nja një makinë tjetër.

 

Viktima të aksidentit mbetën çifti i bashkëshortëve Eduart Gushi, 44 vjeç dhe Silvana Gushi, 33 vjeç dhe dy vajzat e mitura A. Gushi, 14 vjeç dhe E, Gushi, 9 vjeç.

Goditja ka qenë aq e fortë sa makina është deformuar plotësisht duke i bllokuar brenda katër anëtarët e familjes.

Për të nxjerrë trupat u kërkua ndërhyrja e forcave zjarrfikëse me mjete prerëse.

Një nga anëtarët e familjes Gushi u arrit të nxirret me shenja jete, por nuk u mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë rrugës për në Spitalin e Vlorës.

Të plagosur mbetën edhe tre persona që udhëtonin në makinën tip “Audi.”

Lidhur me këtë ngjarje tragjike ka reaguar i shqetësuar edhe Presidenti Ilir Meta.

“Kam përcjellë me trishtim shumë të thellë lajmin e rëndë të humbjes së familjes Gushi në një aksident tragjik në aksin rrugor Fier-Vlorë. I bashkohem dhembjes së të afërmve dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera! Zoti t’ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur sot të gjithëve. Duke kërkuar një hetim të plotë, i apeloj Policisë Rrugore dhe çdo strukture tjetër përgjegjëse, të marrin të gjitha masat efektive për të parandaluar të tilla tragjedi, sidomos në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të udhëtojnë me shumë kujdes! Shpejtësia vret!”, shprehet përmes rrjeteve sociale, Presidenti Ilir Meta

Login to post comments