Unaza e Re dhe sheshi "Shqiponja" vazhdojnë të marrin miliona euro fonde. Qeveria ka shtuar dhe 4.8 miliardë lekë për vazhdimin e punimeve. Epopeja në këtë aks nisi me DH Albania. Edhe pse u zbuluan dokumente falso drejtësia e mbylli çështjen me 6 muaj dënim për administratorin, edhe pse për çështjen priten dokumente të reja.
Unaza e Madhe vijon të marrë fonde të konsiderueshme nga buxheti i shtetit dhe së fundmi është kërkuar të jepen edhe 4.8 miliardë lekë të tjera shtesë.
Vendimi është bërë i ditur në aktin më të fundit normativ ku janë paraqitur ndryshimet në buxhetin e shtetit dhe që është dërguar me urgjencë për miratim në parlament.
Historia për ndërtimin e Unazës së Madhe ka nisur rreth 2 vite më parë kur kompania DH Albania u shpall fituese e Lotit të Parë prej 18 milionë eurosh.
Por pasi u zbulua se kompania në fjalë kishte dorëzuar dokumenta të falsifikuara, gara u anulua ndërsa u vendos masa e arrestit me burg me 9 muaj për administratorin e subjektit DH Albania, që më pas me gjykim të shkurtuar kaluan në 6 muaj.
Kalaja thirrje ambasadores Yuri Kim: Ndërhyj për Teatrin Kombëtar, mos u merr me vogëlsira
Edhe pse mbyllja e dosjes u cilësua e çuditshme dhe pavarësisht akuzave të ngritura, SPAK bën të ditur se nuk ka hetime të reja, kjo edhe pse shprehen se pritet të mbërrijnë dosje të reja sa i përket dokumenteve të falsifikuara në SHBA.
Pas zbulimit të këtij skandali gara u anulua për t’u rihapur sërish dhe për të arritur më pas shpalljen e fituesit rreth 1 vit më pas.
Me ofertën prej 1.7 miliardë lekësh fitues për rehabilitimin e Lotit të Parë u shpall bashkimi i operatorëve Salillari dhe Bajrami N shpk.
Firma Salillari, i vetëm në garë ishte shpallur ndërkohë fitues edhe për rehabilitimin e këtij aksi për Lotin e Dytë me vlerë 1.5 miliardë lekë.
Madje, pas kësaj u miratua për firmën në fjalë edhe një shtesë kontrate me vlerë 313 milionë lekë.
Ndërkohë që për Lotin e Tretë u zgjodh kompania Victoria Invest me një kosto prej 1.1 miliardë lekësh të tjera.
Por kostoja për këtë segment vijoi të shtohej edhe gjatë këtij viti ku për shkak të një gabimi në projektin e parë u hartua një i ri me vlerë 3 milionë dollarë.
Çuditërisht projekti i ri do të hartohej nga vetë firma fituese Salillari, e cila vendosi reduktimin e disa punimeve.
Por tashmë epopesë së shtesave të fondit i shtohet jo pak por edhe rreth 4 milionë euro