Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka hequr kostumin e diplomates dhe ka vendosur të bëjë rolin ‘ciceronin’.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo ka njoftuar se në Shqipëri i kanë ardhur disa nga miqtë e saj të fëmijërisë dhe ajo ka vendosur t’i prezantojë Shqipërinë.
Kim ka publikuar një foto me hartën e Shqipërisë në dorë ndërsa shihet e buzëqeshur.
“Disa nga miqtë e mi të fëmijërisë (ne jemi rritur së bashku në Guam) kanë ardhur për vizitë dhe unë po i shëtis përreth… Ata po përfshihen në trendin për të vizituar Shqipërinë”, shkruan ambasadorja, duke vendosur hashtagun “E fiksuar pas Shqipërisë”.