183 mld lekë do paguajnë shqiptarët për PPP/ Rama po zbraz buxhetin e shtetit

Tuesday, 29 June 2021 08:55

 

Xhepat e qytetarëve shqiptarë sërish do të boshatisen. Këtë herë qeveria duhet të paguajë një faturë 183 miliardë lekë për marrëveshjet e koncesioneve. Sipas raportit të Eurostat Shqipëra renditet në një pozicion të lartë risku prej PPP.

183 mld leke Lekë ose 1.48 miliard euro, është fatura financiare aktuale ose potenciale qe qeveria shqiptare duhet te paguaje palet e treta si pasoje e marrëveshjeve të koncesioneve apo ppp-VE. Kjo shuëm është llogaritet deri ne shtator të vitit 2020. Ndërsa si pasoje e mosrezlizmit të të ardhurave apo risqeve të shkaktuara nga PPP apo koncesionet, qeveria shqiptare ka paguar përgjatë 8 muajve, nga janari deri ne shtator të vitit 7.89 miliard Lekë. Në krahasim me 31 dhjetor 2019 ky indikator është në ulje. Pasi në 2019 ishte 191 Miliard Lekë.

 

Nëse e llogarisim Detyrimin Kontingjente nga PPP dhe Koncesione për Frymë, rezulton se çdo shtetas rezident në Shqipëri ka vlerën 64 344 Lekë. Po njësoj duke e llogaritur në raport me Produktin e Brendshëm Bruto për vitin 2019, Detyrimet Kontingjente për PPP Koncesione janë 11.4% e PBB. Detyrimet Kontingjente ose fatura financiare qe shteti duhet te paguaje si rrjedhoje e ppp-ve, sipas raportit të Eurostat, Shqipëra renditet në një pozicion të lartë risku. Vendi ynë është disa herë me më shumë Detyrime Kontingjente PPP Koncesione ndaj PBB-së se vendet e tjera. Pas Shqipërisë me 11.4% peshën më të lartë e ka Sllovakia me Detyrime sa 2.42 % dhe Portugalia me 2.26% të PBB. Sipas analizës së bërë nga Open Data, Detyrimet Kontingjente të PPP Koncesione ne vendin tonë nuk janë të llogarituar zyrtarisht nga Ministria e Financave dhe mungesa e vlerësimit dhe llogaritjes bën që sektori PPP Koncesione të jetë një sektor me risk të lartë potencial për Financat Publike.

 

Por pavaresisht rreziqve ete shkkataura nga ppp, për vitin 2021 Buxheti i Shtetit ka planifikuar pagesa për PPP Koncesione në vlerën 14 miliard Lekë. Në 2022 kjo vlerë bëhet 15.4 miliard, dhe në 2023 janë që tani planifikuar 15.3 Miliard Lekë. Koncesionet dhe PPP me kohëzgjatjen më të gjatë janë koncesioni PPP “Pёr Ndërtimin e landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin të venddepozitimeve ekzistuese Tiranë” me shoqëri koncesionare Integrated Energy BV SPV sh.p.k dhe koncesioni Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot-Morinё, me shoqëri koncesionare Albanian Highway Concession sh.p.k, me një kohëzgjatje dhe efekte për rreth 30 vjet. Në Detyrime Kontigjenca PPP Koncesione mund të ketë efekte shtesë për shkak të detyrimeve jo drejtpërdrejta kontraktore dhe kushteve specifike që rrisin detyrimet nga Buxheti i Shtetit për Shoqëritë PPP Koncesione

Login to post comments