TIRANA
Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, ka mbërritur në Shqipëri për të zhvilluar disa takime të nivelit të lartë.
BalkanWeb mëson se zyrtari i lartë i SHBA se pas vizitës në kryeministri me Edi Ramën për rreth 45 minuta ka shkuar menjëherë tek selia blu për të takuar Lulzim Bashën.
Ai u prit në hyrje të selisë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dhe deputetja e zgjedhur Jorida Tabaku ndërsa brenda e pret Lulzim Basha.
Ndërkohë Reeker shoqërohet në këto takime nga ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.
Po ashtu në mesditë Reeker do të ndalet edhe në zyrën e ministres së jashtme, Olta Xhaçka me të cilën do të zhvillojë edhe me të një takim pune.
Ndërkohë, Reeker pas Shqipërisë, do të udhëtojë edhe në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut